LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e shëndetësisë: Me Projektligjin e buxhetit të parashihet edhe Ligji i Pagave

Sindikata e shëndetësisë: Me Projektligjin e buxhetit të parashihet edhe Ligji i Pagave

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka bërë thirrjes Qeverisë që me Projektligjin e buxhetit të ardhshëm të parashihet edhe Ligji i Pagave.

Në komunikatën e FSSHK-së thuhet se ngatërrimet që ishin bërë pa qëllim mes Ligjit për zyrtarët publik dhe atij të Pagave te lajmi lidhur për zgjatjen e masës së pezullimit  nga Kushtetuesja kanë krijuar tensione shtesë tek të gjithë anëtarësia e FSSHK-së.

“Tensionet janë shtuar edhe më tepër nga lajmi i shpërndarë, që urojmë të mos jetë i saktë, se Ministria e Financave duke përgatitur Projektligjin e buxhetit për vitin 2020 nuk do të planifikojë fare mjete për implementimin e Ligjit të pagave”, thuhet në komunikatë.


Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin shëndetësor do të përsëritej situata e fundit e dhjetorit  të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë do të ketë veprime sindikale në nivel vendi në të gjitha institucionet shëndetësore primare, sekondare dhe terciare.

FSSHK-së i drejtohet kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që duke planifikuar  Projektligjin për buxhetin e vitit 2020 të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit thuhet se me të drejtë e presin mijëra të punësuar në sektorin publik, e mes tyre edhe ata në sektorin të shëndetësisë.

“Mijëra anëtarë të FSSHK-së besojnë fuqishëm se Kushtetuesja do të jep ndonjë vërejtje, por Ligji i pagave do të nis së zbatuari dhe pastaj Parlamenti do të bëj përmirësimet. Kërkojmë nga Ministria për Financa që të bëjë planifikime buxhetore për Ligjin e pagave dhe Qeveria të përkrah një ide të tillë”.

Më tej thuhet se FSSHK do të jetë gjithmonë e gatshme në çdo kohë që të zhvilloj dialogun social për interesa të anëtarësisë së vet me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori