Njerëzit me çrregullime të tiroides, përveç simptomave fizike kanë edhe simptoma të çrregullimit emocional dhe mendor Dr. Rreze Serhati MorinaEndokrinologetel. 049667722

Këto çrregullime, kryesisht lajmërohen te hipertireoza (funksioni i rritur i tiroides), hipotireoza (funksioni i ulet i tiroides), karcinoma e tiroides, sëmundja tiroide e syve.


Çfarë lloje të problemeve mund të presim?

Çfarëdo çrregullimi të tiroides që keni ju, do të jeni më emocional sesa që keni qenë përpara dhe disponimi juaj mund të ndërrojë shumë shpejtë.

740 475 doctor examining woman neck myths thyroid disease.imgcache.rev8b687cd66eddbe9de7bc69542e180c1c.web .740.475

Problemet më të shpeshta emocionale janë:

Hiperaktiviteti Aksioziteti - jeni më nervoz, keni të rrahura të shpejta të zemrës, dridhje.

Hipoaktiviteti Depresioni - disponim i ulët, humbje e apetitit, çrregullime te gjumit.

Po shëndeti mendor?

• Pengesa ne koncentrim
• Memorie e shkurtër
• Humbje e interesimit për gjëra të ndryshme

worried woman  header

Kush është shkaktari i simptomave psikologjike?

• Ndryshimi i nivelit të hormoneve të tiroides
• Ndonjëherë këto simptoma janë efekte anësore të terapisë. Psh. steroidet mund të keqësojnë depresionin. Beta blokatorët që përdoren për të ngadalësuar të rrahurat e zemrës mund të bëjnë që të ndiheni të lodhur, depresiv.

Çrregullimet e tiroides mund të japin ndryshime në pamje si te sëmundja tiroide e syve, humbja ose shtimi ne peshë, rënia e flokëve-të cilat ndikojnë në disponimin tuaj.

Mosmarrja e terapisë me rregull mund të çrregulloj balancën hormonale dhe të rëndojë simptomat psikologjike.

Këto çrregullime ndikojnë në jetën tuaj personale, marrëdhënien me njerëz.

Fatmirësisht, në shumicën e rasteve simptomat psikologjike tërhiqen me mbajtjen në kontroll të sëmundjes së tiroides, por përmirësimi ndodh që nuk mund të jetë i shpejtë aq sa duam ne.

E rëndësishme është të ndiqni këshillat e mjekut tuaj endokrinolog! /Telegrafi/