Simpsons parashikuan shpërthimin e coronavirusit vdekjeprurës 27 vjet më parë, kanë pohuar tifozët. 

Në një episod nga viti 1993 një virus i quajtur Osaka Flu përhapet pasi banorët porosisin lëngje nga Japonia, transmeton Telegrafi.


Pretendimi u shfaq në mediat sociale pasi fansat filluan të postojnë në lidhje me ngjashmëritë midis episodit të shfaqjes me titull 'Marge in Chains' dhe shpërthimit aktual global.

24175754 7956095 image a 10 1580584573066

Skenat tregojnë se virusi përhapet pasi punëtorët e sëmurë kolliten mbi të gjitha porositë dhe dërgojnë virusin në Amerikë.

Tifozët e shfaqjes i dërguan këto reagime në Twitter për të diskutuar për ngjashmëritë - pavarësisht faktit se virusi në The Simpsons erdhi nga Japonia ndërsa shpërthimi coronavirusit aktual filloi në Wuhan në Kinë.

24175756 7956095 image a 12 1580584579688

Disa janë aq të bindur që ata madje morën kohën për të modifikuar 'gripin Osaka' tek 'Coronavirus'.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët janë bindur se karikaturat kanë parashikuar të ardhmen.

24175526 7956095 image a 9 1580584465889

Në 1997, Simpsons parashikoi krizën e Ebola dhe në vitin 2000 shfaqja parashikoi që Donald Trump do të bëhej president i SHBA-së. /Telegrafi/

24175748 7956095 image a 14 1580584591998