LAJMI I FUNDIT:

Simpatizantët e PD protestë para SPAK-ut në mbështetje të Berishës

Simpatizantët e PD protestë para SPAK-ut në mbështetje të Berishës

Dhjetëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, në pritje të mbërritjes së kreut të PD Sali Berisha.

Nën thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, simpatizantët e PD kanë shprehur mbështetjen e tyre për përballjen e kreut të PD me drejtësinë.

Ata e shoqëruan kreun e PD deri në hyrjen kryesore të Prokurorisë së Posaçme.


Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike dhe eksponent të lartë drejtues të kësaj force politike.

Deputeti Edi Paloka, në një prononcim për media tha se drejtësia e re dhe SPAK po përdoren nga kryeministri Rama për të goditur liderin e opozitës.

Berisha shkon në SPAK, mohon akuzat dhe sulmon Ramën: Nuk do ta marrë mandatin e katërt
Lexo po ashtu Berisha shkon në SPAK, mohon akuzat dhe sulmon Ramën: Nuk do ta marrë mandatin e katërt

“SPAK nuk është gjë tjetër veçse Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës. Gjithë kjo që bëhet është pjesë e strategjisë për ta mbajtur opozitën pa liderin e saj. Jemi në diktaturë dhe nuk na mbet gjë tjetër veçse të reagojmë edhe ndaj SPAK. Nuk mund të presësh drejtësi nga një drejtësi që i është dhënë në dorë Edi Ramës”, tha Paloka.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të paraqiten mesditën e sotme në SPAK për t’u njohur me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Forcat e Sigurisë Kombëtare si dhe efektivë të shumtë të policisë kanë rrethuar godinën e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori