Trajneri argjentinas, Diego Simeone ka mbërritur në Itali.

Ai ka udhëtuar me avion nga Madridi për në Milano dhe nuk kishte se si t’i ikte gazetarëve italian.


Pyetja e parë që iu është bërë ishte se nëse do të jetë në krye të Interit nga stinori i ardhshëm.

Simeone ka dhënë një përgjigje që ka gëzuar tifozët zi kaltër.

“Në futboll asnjëherë nuk i dihet”, ishte përgjigja e shkurtër e Simeones.

Besohet se argjentinasi ka mbërritur në Itali për ta vizituar djalin e tij Giovani Simeone i cili aktivizohet tek Genoa.

Gjithsesi mediat italiane kanë shkruar se drejtuesit e Interit do të bisedojnë me Simeonen për të ardhmen e tij në krye të Interit. /Telegrafi/

telegrafi sport app