Simeone e do rikthimin e Agueros te Atletico

Trajneri argjentinas, Diego Simeone kërkon rikthimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Agueros, te Atletico Madridi.
Aguero ka zhvilluar një sezon me luhatje nën urdhrat e Pep Guardiolas tek City këtë vit.
Lenia në bankën e rezervistëve si zëvendësues i Gabriel Jesus ka ngjallur thashethemet për një largim të Agueros nga Etihad.
Njëra nga skuadrat e interesuara është padyshim ajo spanjolle, Atletico Madrid, në të cilën Aguero ka luajtur para transferimit te City.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, është trajneri Simeone, i cili dëshiron rikthimin e Agueros te Atletico.
Me Antoine Griezmann i pritur për t'iu bashkuar Barcelonës këtë verë, Simeone e sheh Agueros si zëvendësuesin ideal.
Megjithatë, transferimi i yllit argjentinas nuk do të jetë i lehtë pasi Loc Colchoneros do të ketë rival Real Madridin për shërbimet e tij.
Edhe ylli tjetër argjentinas, Angel Di Maria konsiderohet si opsion tjetër për skuadrën nga Wanda Metropolitano. /Telegrafi/




















































