Silva për Neymarin: Jam i sigurt që do të qëndrojë me ne

348:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 13: Neymar JR (R) of Paris Saint-Germain Football Club and his teammates Dani Alves (L) and Thiago Silva (2ndR) walk along Estadio Santiago Bernabeu pitch ahead their Round of 16 first leg UEFA Champions League match against Real Madrid on February 13, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, ka thënë se është i sigurt se Neymari do të qëndrojë te klubi francez.
Braziliani thotë se projekti i skuadrës së Parisit është i madh, por duhet edhe pak kohë.
"Ka një kontratë me PSG-në dhe shpresoj të qëndrojë me ne".

"Projekti jonë është shumë i fortë, por nganjëherë i duhet kohë për të fituar. Është normale".
"Me atë jemi më të fortë dhe jam i sigurt që ai (Neymari) do të qëndrojë me ne", ka thënë Silva për Canal +.
Neymar aktualisht është i lënduar dhe është në dyshim edhe paraqitja e tij në Kampionatin Botëror në Rusi.
Për ish-yllin e Barcelonës ka shfaqur interesim Real Madridi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































