LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska-Dir: Mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në BE

Siljanovska-Dir: Mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir.

Në takim u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet tradicionale miqësore, të bazuara në respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën kundër agresionit rus, i cili minon sigurinë dhe stabilitetin global evropian.

Të dy bashkëbisedueset shkëmbyen mendime për përcaktimet dhe perspektivat strategjike të dy vendeve, duke theksuar nevojën për ndihmë të mëtejshme reciproke, shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e vendit tonë për Ukrainën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadorja Dir, duke e uruar Presidenten Siljanovska Davkova për zgjedhjen e saj, i uroi asaj kryerje të suksesshme të detyrës./Telegrafi/