LAJMI I FUNDIT:

BE siguron 300 milionë doza të tjera të vaksinës për coronavirus – arrin dyfishin e numrit aktual të saj

BE siguron 300 milionë doza të tjera të vaksinës për coronavirus – arrin dyfishin e numrit aktual të saj

Bashkimi Evropian ka siguruar 300 milionë doza të tjera të vaksinës nga Pfizer/BioNTech, duke dyfishuar numrin aktual të tyre.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një azhurnim mbi programin e vaksinimit në bllok mes kritikave që u bënë rreth “numrit të vogël të vaksinave dhe përhapjes së ngadalshme” të tyre.

Von der Leyen tha në një konferencë shtypi se 75 milion nga kjo porosi më e re do të ishin në dispozicion nga tremujori i dytë i vitit, pjesa tjetër do të vinte në pjesën e tretë dhe të katërt të vitit.


Gjithashtu, siç thuhet më tej, është rënë dakord për blerjen e 200 milionë dozave shtesë, me mundësinë për të blerë 100 milionë të tjera.

Ndryshe, vaksinimi filloi në BE më 27 dhjetor pas miratimit të vaksinës së Pfizer/BioNTech.

Vaksina Moderna gjithashtu shpejt mund të shtohet në përdorim, pasi rregullatori i ilaçeve i BE-së rekomandoi autorizimin e saj të mërkurën.

Duke folur të premten, von der Leyen tha se ky ishte një “lajm i dytë i mirë” pas njoftimit të saj në lidhje me shtrirjen e Pfizer/BioNTech.

BE ka siguruar deri në 2.3 miliardë doza nga kandidatët për vaksina, të cilat thotë se është për BE dhe fqinjët e saj. /Telegrafi/