LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 88-61 (18:20, 19:10, 25:11, 26:20), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë me një epërsi të lehtë të mysafirëve, që e fituan këtë pjesë 18:20. Prishtinasit filluan të jenë më të mirë nga periudha e dytë. Kryeqytetasit krijuan epërsi deri në dhjetë pikë, 37:27, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-30.

Prishtinasit nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë. Në periodën e tretë ata rritën epërsinë, kurse shifrat pas 30 minutash ishte 62:41. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh dhe Sigal Prishtina fitoi 88-61.


Te vendasit u dalluan Lejson Zeqiri me 11 pikë e nëntë asistime dhe Dustin Thomas me 25 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët pikëshënuesi më i mirë ishte Jordan Harris me 16.

Sigal Prishtina ka 11 fitore e pesë humbje, ndërsa Vëllaznimi numëron shtatë fitore e dhjetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori