LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina regjistron fitore ndaj Ponte Prizrenit

Sigal Prishtina regjistron fitore ndaj Ponte Prizrenit
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 72-52 (15:12, 18:12, 15:12, 24:16), në xhiron e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me prizrenasit që kishin epërsi prej katër pikësh, 8:12, por një seri prej 7:0 e kryeqytetasve bëri që të fitojnë këtë pjesë 15:12. Prishtinasit në periudhën e dytë disa herë ishin në epërsi prej nëntë pikësh, aq sa edhe përfundoi pjesa e parë 33-24, kurse epërsinë më të lartë e kishin pranë rezultatit 33:22.

Perioda e tretë ishte e ngjashme më të parën, madje, përfundoi në mënyrë identike 15:12, ndërsa mysafirët në tre çerekët e parë të ndeshjes shënuan nga 12 pikë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 48:36. Bardhekaltrit ruajtën epërsinë deri në fund dhe nuk e rrezikuan fitoren, duke triumfuar me 20 pikë dallim, 72-52.


Te vendasit u dalluan Brooks Debisschop me 16 pikë e 15 kërcime dhe Dustin Thomas me 16 pikë e 16 kërcime, kurse Cameron Williams ishte i vetmi me pikë dyshifrore te mysafirët me 14 sosh.

Sigal Prishtina ka 16 fitore e pesë humbje, kurse Ponte Prizreni numëron shtatë fitore e 14 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori