LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina eliminon Prizrenin 16 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it

Sigal Prishtina eliminon Prizrenin 16 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it

Sigal Prishtina ka mundur Prizrenin 68:71 (19:21, 21:12, 19:24, 9:14), në ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit me seri prej 2:1 u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin, që u rendit e para në garat e rregullta. Gjysmëfinalja tjetër është Peja-Trepça.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, pa arritur asnjëra skuadër shkëputjen në rezultat, ku herë vendasit e herë mysafirët kalonin në epërsi, derisa kjo pjesë përfundoi 19:21. Megjithatë, në periudhën e dytë, prizrenasit ishin dukshëm më të mirë, duke arritur që në pushim të shkojnë me shtatë pikë dallim, 40:33.


Vendasit kishin deri në nëntë pikë epërsi në periudhën e tretë, që e arritën dy herë, por me kalimin e minutave, kryeqytetasit rikthehen dalëngadalë dhe shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 59:57. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë shumë interesant. Në minutën e fundit rezultati ishte 68:68, e më pas Meriton Ismaili shënoi dy gjuajtja të lira dhe Jan Palokaj një, ndërsa Robert McCoy nuk ishte i saktë për tri pikë dhe Prishtina u kualifikua në gjysmëfinale.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 19 pikë dhe 17 kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Henry Dugat me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori