Nëse ne i quajmë njohje, serbët i quajnë “ç’njohje”, e në fund të fundit nuk është aq shumë me rëndësi si i quajmë, sa është me rëndësi se si po ndodhin. Pjesa më e madhe e njohjeve të Kosovës erdhën si rezultat i politikës parimore të këtyre vendeve, duke njohur të drejtën e Kosovës të jetë shtet në bazë të ligjeve ndërkombëtare, por një pjesë e këtyre njohjeve, sidomos ato që vijnë prej disa vendeve të vogla, të varfra dhe të pafuqishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, u kontestua dhe u vu në dyshim nga diplomacia serbe. Ajo, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë blerë, mendojnë se kjo paraqet arsye për tërheqjen e tyre. Kjo u bë bazë e fushatës së “ç’njohjeve”. Serbia pretendon se e ka gjetur ”kurën” për njohjet, dhe këtë e emëroi si “ç’njohje”. Duke e parë se “ç’njohjet” nuk po përcillen me ndonjë argumentim sadopak të qëndrueshëm, atëherë mbetet të dyshohet te oferta serbe.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se vendet që na njohën, për arsye parimore, nuk mund të luhaten nën argumentet e dobëta të diplomacisë serbe, por mbetet të besojmë se ato që mund të jenë siguruar në mënyrë korruptive, në të njëjtën mënyrë mund edhe të tërhiqen. Pra, ato që kanë qenë në shitje, mund edhe të stërshiteshin nëse dikush ofron më shumë. Diplomacia dhe shteti serb gjetën hapësirë dhe i arritën “ç’njohjet” e tyre. I blenë apo i bindën, kjo është çështje për të cilën mund të spekulohet po aq sa edhe për njohjet nga këto vende.
Po shpaloset kështu, në mënyrë të pakëndshme, rruga shumë e përfolur e reciprocitetit. Në fakt, këto ditë, zyrtarë të Serbisë, me ceremoni u fotografuan me letrën e “ç’njohjes” nga Siera Leone, para mediave ndërkombëtare. Ndërkaq, para pak ditësh u paralajmërua një njohje e Kosovës, nga shteti i Xhamajkës e cila, pas mohimit zyrtar, doli të jetë e rreme. Disa thanë se njohja kishte ndodhur, por se nga entuziazmi i madh i presidentit, për të dëshmuar se mund të udhëheq politikën e jashtme fill i vetëm, ajo u bë publike ende pa u kryer procedurat formale dhe e njëjta, me ndërhyrjen e shpejtë të diplomacisë serbe, u shndërrua në “ç’njohje”.
Kjo duket se i dha diplomacisë serbe arsyetimin për të vepruar, pasi në këtë rrafsh nuk kemi armëpushim. Kërkesa e Qeverisë së Kosovës, si një masë reciprociteti, kërkonte pikërisht ndaljen e fushatës së “ç’njohjeve”. Rasti “Xhamajka” ishte një letër e fortë në duart e diplomacisë serbe, për të bërë të kundërtën. Vështirë se reciprociteti mund të jetë në favorin e Kosovës, në këtë rast.
Loja me Xhamajkën, dhe kundërloja me Siera Leonen, janë pasojë e veprimeve të pamatura të diplomacisë tonë, të udhëhequr nga presidenti dhe paraqesin një autogol të politikës së jashtme të Kosovës. Por, a ishte ky një autogol rastësishëm? A mund të jetë kjo një lojë e sofistikuar, për të nxitur debatin rreth kompetencave kushtetuese për të udhëhequr politikën e jashtme?
Është në rregull që nga ana e qeverisë të kërkohet ndalja e fushatës agresive serbe, për tërheqjen e njohjeve nga vendet të cilat tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, por rasti Xhamajka ishte veprim në drejtim të kundërt, sepse është vështirë e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare që të eskalohet konflikti, me në një ofensivë për të shtuar numrin e njohjeve në prag të bisedimeve për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pra, edhe nga Kryeministri, apo Presidenti, do të kërkohet të ndalë “të vetët”.
Presidenti i vendit, dhe ambasadorja deri tani e shkëlqyer e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kësaj radhe dëmtuan rëndë reputacionin e diplomacisë kosovare dhe sidomos atakuan ende, pa u promovuar mirë, politikën e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke treguar se ajo mund të shndërrohet edhe në armë kundër Kosovës kur nuk ka politikë të jashtme unike. Mos koordinimi i politikës së jashtme duket si letra e fundit e presidentit për të mbetur në krye të dialogut me Serbinë dhe lidhur me këtë duket se do të nxis turbulencat në Parlament. Aktualisht, çështja e taksës dhe reciprocitetit ka potencial për të nxitur turbulenca dhe për të lëkundur madje edhe koalicionin, i cili në çështjet e brendshme si duket po funksionon shumë mirë. A mjafton perspektiva e mirë për ndryshime në vend, nëse nuk jemi po aq bashkëpunues edhe në politikën e jashtme?
Çështje që mbesin pezull nga kjo situatë janë disa: a ishte autogol, pa dashje “njohja” nga Xhamajka apo ishte dështim i qëllimshëm politik?
Ajo që dihet sigurt është se ka munguar koordinimi në mes Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me dialogun. Në ndërkohë, Presidenti është takuar, e ndoshta edhe koordinuar me homologun e tij serb, rreth të armës së dialogut, taksës dhe reciprocitetit, me të cilin, si duket, kanë më shumë afri mendimesh sesa me kryeministrin Kurti.
Biseda e tyre kokë më kokë dhe me dorën para gojës, lë shumë të panjohura dhe hapë spekulime të shumta. Edhe favorizimet për kryesuesin e dialogut, përkundër votës qytetare, mund të krijojnë idenë se dialogu tashmë është kryer, kokë më kokë. Nëse e besojmë këtë ide, atëherë vetëm po kërkohet nga pala kosovare të caktohet ekzekutuesi i marrëveshjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit