LAJMI I FUNDIT:

Si u mbështet Sadio Mane nga Cristiano Ronaldo që t’i bashkohej Bayern Munichut

Si u mbështet Sadio Mane nga Cristiano Ronaldo që t’i bashkohej Bayern Munichut

Sadio Mane ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo e mbështeti vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpool dhe për të nënshkruar për Bayern Munich pasi dyshja u takuan gjatë pushimeve.

Sulmuesi 30 vjeçar i dha fund periudhës së tij gjashtëvjeçare në Merseyside në korrik, kur iu bashkua gjigantëve gjermanë në një marrëveshje transferimi prej 30 milionë euro.

Largimi i tij e ka lënë Liverpoolin më të dobët në sulm, ndërkohë që as senegalezi nuk ka kaluar më mirë, për shkak të lëndimeve, pasi ka luajtur vetëm 25 minuta futboll në katër muajt e fundit, një periudhë në të cilën ai humbi edhe Kampionatin Botëror.


Shuma mahnitëse e parave që kushton për të punësuar Cristiano Ronaldon për një ditë
Lexo po ashtu Shuma mahnitëse e parave që kushton për të punësuar Cristiano Ronaldon për një ditë

Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë, i kishte thënë se ishte lëvizja e duhur: “E takova Cristiano Ronaldon në Mallorca para këtij sezoni”, zbuloi Mane në një intervistë për gazetën gjermane Bild. “Ai më përgëzoi dhe më tha: “Një klub i madh! Ky është një hap i madh për ty!”.

Kuptohet se Ronaldo, i cili tani luan në Arabinë Saudite, donte t’i bashkohej Bayernit verën e kaluar teksa kërkonte një rrugëdalje nga Manchester United.

Vendimi i 30-vjeçarit për t’u larguar nga Liverpool ishte i vështirë, pasi ishte i rëndësishëm në rikthimin e Reds në majat e futbollit botëror nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori