LAJMI I FUNDIT:

Si trajtohet astma? Doktoresha Mehmeti tregon pse pompa është mënyra më e mirë  

Si trajtohet astma? Doktoresha Mehmeti tregon pse pompa është mënyra më e mirë  

Astma është një sëmundje që prekë mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes, duke shkaktuar ngushtimin dhe inflamacionin e rrugëve të ajrit.

Doktoresha Rukije Mehmeti në podcastin “Shëndeti në rend të parë” përveç tjerash na tregon për mënyrën se si trajtohet kjo sëmundje.

“Astma është një sëmundje si e menaxhueshme, ashtu edhe vdekjeprurëse. Nëse nuk menaxhohet si duhet ajo mund të çojë edhe në vdekje. Zhytësja numër një në botë është astmatike”, theksoi doktoresha.


Tutje, sipas saj, kur fëmijë janë me astmë prindërit duhet ta pranojnë si sëmundje dhe ndonëse sipas saj shpeshherë me vështirësi pranohet përdorimi i pompës, ajo është mënyra më e mirë e trajtimit.

“Kur prindërit vijnë të kërkojnë ndihmë unë them se astma duhet me u menaxhu dhe prindërit duhet ta pranojnë si sëmundje… Kur iu them se prindërve se fëmijët duhet ta përdorin pompën ata vështirë e pranojnë e në të vërtetë pompa është ilaçi më i mirë sepse ajo vepron direkt aty ku ne po duam… d.m.th është një qëllim i targetuar.

Pra, targetojmë mushkëritë dhe ajo vepron drejt në mushkëri, ndërsa nëse merret tabletë ajo duhet të shkojë në lukth zorrë, gjak, prek krejt trupit… pompa vepron veç ku ka nevojë dhe është forma më e mirë e trajtimit të sëmundjes”, u shpreh doktoresha.

Më poshtë mund ta ndiqni podcastin e plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori