Nëse keni probleme që ju shkakton dikush që ju ndjek vazhdimisht, duke u shfaqur papritmas në vende të ndryshme, duke ju dërguar një tufë me e-maile apo mesazhe, duke ju nisur objekte ofenduese apo shqetësuese me postë, duke ju lënë mesazhe telefonike kërcënuese apo të dhunshme e kështu me radhë, atëherë mund të ndodhë që keni problem me një përndjekës të mundshëm
Arsyet për të cilat ky person ju përndjek mund të jenë të ndryshme. Ja disa prej tyre, të cilat duhet t’i mbani parasysh për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe për të shpëtuar nga kjo sjellje e bezdisshme.
1. Bëni të mundur që refuzimet romantike apo sociale të jenë të qarta
Të përgjigjeni me komente si: “nuk jam e interesuar për një marrëdhënie apo të jem mikesha juaj në këtë moment” apo “po dal me dikë tjetër” mund ta bëjë personin tjetër që të besojë se keni nevojë të dilni me të apo të jeni mikesha e tij, nëse do të ishte momenti duhur apo nëse do të vazhdonte të këmbëngulte për të arritur këtë rezultat.
2. Paralajmëroheni qartë ngacmuesin
Shpjegojini përndjekësit me sa më pak fjalë që nuk është i mirëpritur nga ju. Flisni hapur e qartë: “Mos më kërkoni më!”. Mos u përfshini në debate të gjata me të. Mos iu përgjigjni me çfarëdolloj komunikimi tjetër me të, të paktën derisa të bindeni se sjellja juaj do t’i japë fund sjelljes së tij. Qëllimi juaj është që ta informoni se veprimet e tij përfaqësojnë për ju një ngacmim dhe paralajmërojeni se nuk duhet të komunikojë më me ju. Ajo që do të thoni, duhet të jetë e besueshme.
Mund të paraqitet mundësia që ngacmuesi të ndalë veprimet e tij. Më pas tregohuni të kujdesshëm dhe mbani shënim se kur dhe si ia keni dhënë këtë paralajmërim dhe bashkojini me ngjarjet në vazhdim.
3. Injorojini dhe mos iu përgjigjni tentativave të mëtejshme të ndërveprimit me të
Përndjekësi juaj mund t’ju mërzisë me qëllim me komente provokuese nëse afrohet me ju ose mund të përdorë mesazhe me këtë qëllim. Çfarëdolloj përgjigjeje, edhe negative, nuk bën gjë tjetër veçse ushqen bindjen e tij se mund t’u “fitojë”.
Jini të fortë dhe vazhdoni ta refuzoni duke mos iu përgjigjur asnjë lloj ngacmimi nga ana e tij. Mos u përgjigjni. Injoroni vetëm komentet, përndryshe do të lini gjithmonë një hapësirë për të.
4. Asnjëherë mos u mundoni të arsyetoni me një përndjekës
As mos u mundoni që ta qetësoni. Kjo gjë vetëm sa forcon idenë se taktikat e tij po funksionojnë.
Mbroni privatësinë tuaj në rrjetet sociale
1. Ndryshoni informacionet tuaja, duke përfshirë edhe adresat e-mail dhe numrat e telefonit. Kjo do t’ia bëjë edhe më të vështirë përndjekësit që t’ju telefonojë apo t’ju nisë mesazhe.
2. Një tjetër zgjidhje është që të merrni një numër të ri telefoni dhe të hapni një adresë të re e-mail. Jepjani këto kontakte vetëm njerëzve të besuar dhe bëni të mundur që numri dhe llogaria e postës elektronike të refuzojnë automatikisht mesazhet e përndjekësit.
Për një ngacmues jo të dhunshëm, mundësia për të lënë mesazhe mund ta kënaqë dhe mosrefuzimi e shtyn të ndërveprojë në jetën e vërtetë. Mund të përdorni këto komunikime si prova nëse vendosni ta denonconi. Në qoftë se nuk ndiheni mirë duke dëgjuar apo lexuar mesazhe, kërkojini një miku apo një pjesëtari të besuar të familjes t’i regjistrojë ato apo t’i ruajë në vendin tuaj.
3. Bëni të mundur që adresa juaj të jetë private, këshillon revista Psikologji. Mundohuni të keni një kuti postare nëse ju shqetëson fakti që dikush mund të marrë me lehtësi informacionet tuaja personale. Caktoni një sistem të bazuar mbi kode të vështira për t’u gjetur.
Evitoni sa më shumë të mundeni që të mos jeni viktimë përndjekjeje edhe në internet. Kjo do të parandalojë që përndjekësi t’ju përgjojë dhe të kuptojë se ku jeni dhe çfarë po bëni. Sigurohuni që të bëni të mundur që të gjitha informacionet në rrjetet sociale të jenë private dhe bëni çdo gjë të mundur që të bllokoni përndjekësin që të mos ketë mundësi të marrë informacion mbi të dhënat tuaja.
4. Hiqni detajet tuaja (emrin, numrin e telefonit dhe adresën) nga lista telefonike. Kontaktoni shërbimin telefonik dhe kërkojini që të dhënat tuaja të mos bëhen publike. Kërkoni emrin tuaj në internet për të parë nëse ka ende diçka në rrjet që mund të përdoret nga përndjekësi.
Veç kësaj, sigurohuni që të dhënat tuaja në profilin në Facebook të jenë të fshira dhe që të mos i hapë dot kushdo. Nëse keni dyshime, verifikojeni nga llogaria e një personi tek i cili keni besim. E njëjta gjë vlen edhe për profilet në rrjetet e tjera sociale si Skype, Twitter etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri