Shumica e femrave bëhen emocionale dhe kanë dhimbje para dhe gjatë menstruacioneve.
Kjo ndryshe njihet edhe si PMS (sindroma para-menstruale), ndërkaq dhimbjet dhe PMS janë normale dhe mund të trajtohen, transmeton Telegrafi.
Çfarë i shkakton dhimbjet?
Dhimbjet menstruale nuk janë aspak komode dhe shkaktojnë dhembje, por ndodhin për një arsye. Gjatë menstruacioneve, mitra tkurret – kjo do të thotë se ngushtohet dhe i ndihmon menstruacionet të dalin nga vagjina.
Shumica e femrave kanë dhimbje gjatë menstruacioneve, sidomos në pjesën e poshtme të barkut.
Dhimbjet mund të fillojnë disa ditë para menstruacioneve, e ndonjëherë zgjasin derisa të kryhen ato.
Zakonisht, dhimbjet menstruale janë më të mëdha në ditët e para kur rrjedha e gjakut është më e madhe.
Çfarë ndihmon në trajtimin e dhimbjeve menstruale?
Ka disa mënyra se si mund t’i lehtësoni këto dhimbje aspak të këndshme:
– Përdorni ilaçe kundër dhimbjes, siç është ibuprofeni, naproxeni, apo tylenoli, por në konsultim me doktorin.
– Bëni ushtrime fizike
– Vendoseni një shtresë të nxehtë në bark ose në pjesën e poshtme të shpinës
– Bëni dush të ngrothë
– Përjetoni orgazëm
– Pushoni
– Bëni ushtrime të frymëmarrjes, meditim apo joga
– Ushqehuni shëndetshëm me pemë, perime, tërshërë dhe jogurt
– Kufizojeni yndyrën, kripën, sheqerin, kafeinën dhe alkoolin. /Telegrafi/