Që frika nga errësira të mos marrë përmasa serioze, ekspertët këshillojnë prindërit që të gjejnë mënyrën që t’i bindin fëmijët se natën asgjë e tmerrshme nuk ndodh.
Është me rëndësi që të mos i nënshtroheni presionit që gjatë natës të lini dritën ndezur, transmeton Telegrafi.
Çdo i dyti fëmijë, në ndonjë fazë, frikësohet nga errësira. Shumica këtë frikë vështirë e kapërcejnë, ndërsa te disa ajo është vetëm një episod i shkurtër.
Hulumtimet tregojnë që kjo frikë kryesisht shfaqet rreth moshës dy-tri vjeçare, sepse vogëlushëve atëherë u lind fantazi e bujshme, ndërkaq akoma nuk janë të pjekur të bëjnë dallimin midis fantazisë dhe realitetit.
Ajo që imagjinojnë dhe krijojnë në kokat e tyre të vogla shpesh është më e fuqishme se ajo që e jetojnë.
Shpjegojuni që ju jeni pranë tyre derisa ata flenë dhe se gjithsesi askush nuk do t’i sulmojë dhe lëndojë ata. Bisedoni me ta për atë se çfarë imagjinojnë, si duket “përbindëshi i tyre nga errësira”, dhe pastaj bindni që nuk ekziston kurrfarë përbindëshi.
Mund t’u thoni që nëse do të flenë me lodrën e tyre të butë nga kadifja, ajo gjithë kohës do t’i mbrojë.
Është me rëndësi që të mos i bindeni presionit që gjatë natës ta lini dritën ndezur, sepse në dritë zvogëlohet tajitja e melatoninës, hormon i cili rregullon cilësinë e gjumit. /Telegrafi/