Pronari i Twitter javën e kaluar e pezulloi llogarinë e një studenti nga Florida i cili postonte vendndodhjen e aeroplanëve të ndryshëm privat, duke përfshirë edhe atë të Musk. Ai sugjeroi se studenti në fjalë po i postonte “koordinatat për vrasjen e tij”.
Mbylljet u përshkallëzuan duke përfshirë gazetarë të shquar dhe llogari të tjera që kishin diskutuar vendndodhjen e avionit të tij – megjithëse llogaritë e gazetarëve u rikthyen më vonë. Për të justifikuar lëvizjen, ai rishkroi disa nga politikat e Twitter për të ndaluar njerëzit që të ndajnë ato detaje.
Por disa nga informacionet për të cilat Musk ishte i shqetësuar në Twitter janë në dispozicion për publikun, për shkak të përmirësimeve dramatike në mënyrën se si sistemi i aviacionit gjurmon avionët për të siguruar një nivel të lartë sigurie dhe për të përmirësuar efikasitetin. Nuk është e lehtë të zgjidhësh shqetësimet e privatësisë nga përmirësimet në teknologjinë themelore, thonë ekspertët e aviacionit, shkruan Japan Times, transmeton Telegrafi.
Pse gjurmohen aq lehtë aeroplanët privatë të miliarderëve?
Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve mund të përdoren për monitorimin e aeroplanëve në kohë reale për shkak të përmirësimeve që janë bërë tek kompjuterët dhe rritjes së përdorimit të GPS-it. Një pjesë e të dhënave janë në dispozicion për publikun nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së, ose mund të jenë të qasshme për këdo që ka marrësin e duhur të radios në shtëpi.
Duke filluar nga viti 2020, AFA ka kërkuar që secili aeroplan që pritet të drejtohet nga kontrollorët e trafikut ajror – e që këtu përfshihen shumica e aeroplanëve me performancë të lartë – duhet që të instalojnë pajisje që përdorin GPS e që në mënyrë automatike e transmetojnë pozicionin e tyre.
Dan Streufert, themelues dhe president i “ADSBexchange.com” tha se ai kurrë nuk synonte që shërbimi i tij të bëhej një mjet de facto për paparacit. Ajo që kishte filluar si një hobi është shndërruar në një biznes në rritje që gjurmon fluturimet, por gjithashtu ka ndihmuar hetimet e aksidenteve dhe mund të kryejë një shërbim publik duke ndihmuar në monitorimin e zhurmës së avionëve dhe çështjeve të tjera, tha ai.
A ishin duke bërë “doxxing” ata që shpërndanë të dhënat?
Duke pasuar pezullimin e llogarive të gazetarëve, Musk publikoi politikën e Twitter mbi “doxxing”, e cila i ndalon përdoruesit nga shpërndarja e informata sensitive dhe personale për njerëzit e tjerë pa dijen e tyre.
Shkeljet e bëra duket se lidhen me një llogari të vetme në Twitter – “@ElonJet” – llogari kjo e drejtuar nga Jack Sweeney – i cili ka mbi gjysmë milioni ndjekës dhe poston vendndodhjen e aeroplanit privat të Elon Musk, duke përfshirë këtu edhe kohën dhe vendin e ngritjes dhe uljes të aeroplanit të tij.
Të mërkurën Musk e suspendoi “@ElonJet” pas një incidenti në Los Angeles për të cilin Elon thotë se një veturë e cila po barte djalin e tij po ndiqej nga një person. Musk ka sugjeruar se ajo që çoi deri tek ky incident ishte qasja publike te aeroplani i tij.
A mundet Musk t’i bëjë private të dhënat e tij?
Disa persona të cilët për arsye sigurie ose private nuk dëshirojnë që të dihet vendndodhja e tyre, mund ta bëjnë kërkesë që AFA të bllokojë qasjen publike tek aeroplanët e tyre. Por disa nga informacionet bazike të tyre mbesin si dosje publike, dhe sipërmarrësit inteligjent si Sweeney kanë përfituar nga kjo për llogaritë e tyre të transmetimit.
Për shkak se shumica e aeroporteve në SHBA janë publike, të gjithë ata që janë duke e gjurmuar një aeroplan privat mbi pistë mund ta thyejnë kodin.
“Këto programe për lehtësimin e privatësisë janë efektive për operacione në kohë reale, por që nuk garantojnë privatësi absolute”, tha AFA në një deklaratë të bërë nga ana e tyre.
Eliminimi i këtyre të dhënave nga domeni publik duket i pamundur.
“Sistemi aktual i aviacionit në këtë vend financohet kryesisht nga taksapaguesit”, deklaroi Jeff Guzzetti, një konsulent për sigurinë e aviacionit i cili më parë ka shërbyer si kreu i hetimeve të aksidenteve me AFA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi