Nga erdhën metalet e rënda në trupin tonë dhe si arritën tek ne?
Metalet e rënda mund të gjenden si në ujë ashtu edhe në tokë. Ato krijohen gjithashtu nga aktiviteti antropogjen (përmbajtja e plumbit në akull në Grenlandë është rritur 200 herë që nga viti 800 para erës së re deri më sot).
Në shekullin e 21-të, nanogrimcat metalike përdoren në të gjitha degët e industrisë dhe është e pamundur t’i shmangësh atom, transmeton Telegrafi.
Metalet më të dëmshme për shëndetin e njeriut janë merkuri, bakri, kobalti, plumbi, kromi, nikeli, arseniku etj.
Ku janë të gjitha metalet e rënda?
Arseniku: industria, pesticidet, ngjyrat e tapetave të murit, antibiotikët, uji, ajri, cigaret, prodhimet e detit.
Plumbi: ngjyrat, shkarkimet e gazrave të automjeteve, ushqime, qeramikë, konserva, ushqime të konservuara, enë, gazeta të printuara, pastë dhëmbësh, paketim…
Merkuri: në vaksina, ajër, ujë, kozmetikë, pomada për psoriazë, laksativë, pluhura, ton.
Alumini: në vaksina, deodorantë, pasta dhëmbësh, mbushje, enë, kënaçe, kripë kuzhine, sprej për hundë, djathë, ilaçe, ujë etj.
Trupi ynë mund t’i përpunojë dhe eliminojë ato në një farë mase. Megjithatë, për shkak të stilit të jetesës moderne (sidomos në qytetet e mëdha) dhe për shkak të ekspozimit të lartë ndaj metaleve, depozitimi i tyre ndodh në trup, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze dhe helmime.
Shkenca i ka klasifikuar këto probleme në grupet e mëposhtme:
Çrregullime mendore: depresioni, luhatjet e humorit, halucinacionet, agresioni, pagjumësia, lodhja kronike, rraskapitja, humbja e oreksit, frika, humbja e vëmendjes dhe përqendrimit, sëmundja e Alzheimerit.
Çrregullime shqisore: mbindjeshmëri ndaj dritës, probleme me dëgjimin.
Çrregullime motorike: vështirësi dhe probleme me ecje, vështirësi në gëlltitje, probleme me të folurin, humbje ekuilibri, kriza epileptike.
Çrregullime gastrointestinale: të përziera të shpeshta, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ngërçe, ndjesi djegieje në fyt dhe gojë, inflamacion i ezofagut, inflamacion i stomakut dhe zorrëve, kanceri i pankreasit, zorrës së trashë dhe stomakut.
Çrregullime të frymëmarrjes: fibrozë pulmonare, astmë, bronkit, pneumoni.
Çrregullime kardiovaskulare: dëmtime vaskulare, takikardi, hipertension, anemi.
Çrregullime të tjera: neuriti, neuropati, mpirje e gjymtyrëve, parestezi (ndjesi shpimi gjilpërash), mosfunksionim i mëlçisë dhe veshkave, dobësim i sistemit imunitar, çrregullim i ciklit menstrual, dhimbje menstruale, çrregullim i parakohshëm.
Ju mund të kontrolloni përqendrimin e metaleve të rënda nga mostrat e gjakut ose të flokëve, ndaj përpiquni të jeni më pak të ekspozuar ndaj gjërave të lartpërmendura që përmbajnë këto metale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania