Lëkura po bëhet një nga tendencat më të mëdha të modës

Ne shohim gjithnjë e më shpesh xhaketa lëkure dhe këtë popullaritet mund t'ia atribuojmë faktit se ato vijnë në shumë ngjyra dhe stile të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse është e lehtë për t'u kombinuar, transmeton Telegrafi.


1. Zëvendësoni xhaketën me kutia me një prej lëkure

1cc9b1b04494364cca14d455df3192cb

Ndonëse mund të mendoni se një xhaketë lëkure e zezë është alternativa më e mirë, ngjyra kafe është në fakt pak më e përshtatshme dhe shpesh duket më e rastësishme, duke e bërë atë një kombinim më të mirë me xhinse, bluza të bardha dhe sende të tjera

2. E kombinoni me copa bardh e zi

f9458a599c09882fecee54ee41ebe6cf

Nëse preferoni pamjen prej lëkure të zezë, kombinoni atë me elementë të tjerë të gardërobës së zezë ose të bardhë - dollakë, çizme dhe bluza ose pulovra të thjeshta. Nëse dëshironi të shtoni pak ngjyrë, zgjidhni një çantë me ngjyra.

3. Xhaketë e zezë për një pamje më elegante

385520537a45160a48c04c5e7ed8356

Kombinoni një xhaketë lëkure të zezë me ngjyra neutrale për raste më elegante kur dollakët nuk ju përshtaten. Zëvendësoni dollakët e rehatshëm me xhinse të gjera poshtë.

4. Zgjidhni nuanca më të çelura

4a843b6eb60164bd469aaec7d0b1576a

Kombinoni këto nuanca të çelëta xhaketash lëkure mbi fustane dhe çizme midi me lule. Lëkura, qoftë edhe artificiale, është shumë më e ngrohtë se pambuku, xhinset apo liri.

5. Kombinoni xhaketën me xhinse

51549c1b43ac2ab61cba8ce164fa30

Një xhaketë e zezë lëkure mbi një fustan apo këmishë xhins dhe një fund xhins midi duket më elegante se sa nëse do të zgjidhnit një xhaketë tjetër.

6. Xhaketë e zezë për kombinime të lehta

6631a03b082f04f9aa9

Nëse kombinoni ngjyrat e ‘çmendura’ dhe gjithsesi me pak vëmendje, shtoni një xhaketë lëkure të zezë.

7. Kombinoni xhaketën me ngjyra me aksesorë mode

1cc9b1b04494364cca14d455df3192cb 1

Ato gjithashtu nuk duhet të përputhen saktësisht - modelet ose printimet që përfshijnë copa të mëdha ngjyrash funksionojnë mirë, shkruan PureWow. /Telegrafi/