Si të flesh përsëri pasi zgjohesh në mes të natës?

Mund ta kesh kaluar disa herë, madje deri në dy orë të tjera pa gjumë, duke shpresuar, duke dashur të flesh edhe pak, por më kot.
Ndez televizorin – ide e keqe, merresh me telefonin – ide e keqe. Është e thjeshtë, nuk mundesh të kuptosh pse nuk të zë përsëri gjumi. Të ka ndodhur? Sigurisht, është universale, ndaj më poshtë ka disa këshilla për këtë gjendje.
Lexo. Me drita të zbehta, përpiqu të lexosh. Ndonjëherë mund të të zërë gjumi në mes të ditës nëse je shtrirë dhe duke lexuar. Merr diçka që e ke lexuar më parë (nuk do të thotë të lexosh një roman thriller në mes të natës), dhe shfleto nëpër faqe. Edhe sytë dalëngadalë do të të mbyllen.
Kontrollo ndriçimin. Sigurohu që nuk ka shumë dritë në dhomë. Fiki dritat që vijnë nga korridori dhe të bëjnë hije të plotë duke të bllokuar dritën jashtë. Një dritë tjetër stimuluese mund të të mbajë zgjuar, kështu që sigurohu se drita është mjaftueshëm e errët, kështu që do ta kesh më të lehtë për të fjetur.
Mos shiko orën. Kjo është një jo kategorike, edhe pse mund ta kesh bërë disa herë. Duke ndezur dritën për të parë orën jo vetëm që të shtohet mërzia që nuk po mundesh të flesh, por drita do të stimulojë edhe dritën e syve. Kjo vlen edhe për TV, telefonin, iPad-in. /Telegrafi/






















































