Dy këngëtarët e njohur, Samanta Karavella dhe Gent Fatali, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri.

Samanta dhe Genti shumë shpejt do të vijnë me këngën të titulluar “Na e dina”.


Dyshja ka publikuar një video-paralajmërim të këngës së re.

Kënga e fundit e Samantas është e publikuar para shtatë muajsh, “Asnjo si unë”, ndërsa Gent Fatali së fundmi erdhi me “Fishekzjarre”.