Gjëja më e mirë e Vitit të Ri është që gjithmonë e përjetojmë si ndonjë fillim të ri, andaj kurrë nuk hezitojmë t’i provojmë gjërat e reja. Megjithatë, nëse planifikoni ndonjë festë të posaçme, ndoshta do të dëshironi të provoni që më parë frizurën, në mënyrë që të mos ju ndodhin situata të pakëndshme, transmeton Telegrafi.


celebrity crown braids

Bukuroshja romantikeKëshilla e stilistit: Flokun tërhiqeni si një lloj kurore me bishtalec dhe e forconi ashtu. Pjesën e parme e ekspozojeni pak me ndihmën e tharësit të flokut dhe gjithë stilin e flokut e forconi me llak flokësh.

Këshilla e grimerëve: Mbi qerpikë formoni një linjë të hollë me laps dhe theksoni këndet e syrit. Në vetë këndin shtoni qerpikë artificialë, në mënyrë që sytë tuaj të marrin formën e syve të maces, përderisa në pjesët e brendshme të syve vendosni një hije të bardhë. Vendosni mjaft maskarë, e në buzë një ngjyrë të shkëlqyeshme për buzë.

Fashion girl makeup purple lips hands

Fytyra në plan të parë Këshilla e stilistit: Drejtoni flokun me tharës për të krijuar volum. Për një efekt shtesë, mund ta përdorni edhe sprej për shkëlqim sa më të madh të flokut.

Këshilla e grimerëve: Këndet e brendshme të syve dhe linjën nën sy i theksoni me hije vjollcë, ndërsa kapakët e syve me bronzues. Buzët i vizatoni me laps ngjyrë vjollcë, si dhe vendosni edhe shkëlqyes buzësh ngjyrë vjollcë.

Hairstyle for New Year Eve

Joshëse dhe e guximshme Këshilla e stilistit: Thani flokun qime për qime dhe me ndihmën e tharësit dhe duarve t'i shpërndani pakëz. Flokët mund t'i ndani apo t'i forconi me një kapëse flokësh.

Këshilla e grimerëve: Kapakun e syve e vizatoni me hije të hirtë, ndërsa vetëm në mesin e syrit vendosni hije të bardhë sedefi. Në faqe shtoni pak bojëkuq vjollce koral, e në buzë të njëjtën ngjyrë, pra atë vjollcë. Kjo ngjyrë më së miri i shkon për shtati tenit të ndritshëm, krahas nuancës së artë të flokut.

audrey hepburn today 180312 tease 0a 250daa1c3489bbe939b5cede41272d81

Në stilin e Audrey Hepburn Këshilla e stilistit: Ky është një stil i vështirë ta përgatisni në shtëpi, por mund ta provoni. Thajeni flokun të ketë më shumë volum dhe e lidhni të tërën pas ballukeve, të cilat do të mbesin të rrafshëta. Balluket ndani në dy anë. Floku duhet të jetë i rregulluar mirë e krejt në fund mund të vendosni llak apo sprej për shkëlqim.

Këshilla e grimerëve: Tek një grim i tillë, me rëndësi është teni. Pas kremit hidratues, vendosni pudër të lëngshme,e më pas pudër të terur, për t'i dhuruar fytyrës një dukje pa shkëlqim.

party hair v 1 1542621005

Mbretëresha e diskotekës Këshilla e stilistit: Mblidhni flokun derisa është i lagësht dhe e thani. Kur të thahet krejt, në fund shtojani edhe preparatet për shkëlqim të flokut.

Këshilla e grimerëve: Nëse dëshironi një grim prej ezmereje, në kapakët e syve shtoni hije të kaltër me sedef. Detyrimisht vendosni qerpikë artificialë. Në buzë vendosni ngjyrë pa shkëlqim.

4fd25b5f1014e5109153d081df997c6c

'Rock' divaKëshilla e stilistit: Lidhni një bishtalec të lartë, e më pas ndajeni. Disa mbani të lidhura, disa le të bien në fytyrën tuaj, ngjashëm sikurse balluket. Më pas, flokun spërkateni me lak.

Këshilla e grimerëve: Në kapakët e syve vendosni hijen me ngjyrë të lëkurës, e më pas me tush të zi vizatojeni një vijë sa më afër linjës së qerpikëve. Vendosni maskara dhe bojëkuq bronzues, e në buzë shkëlqim pa ngjyrë.  /Telegrafi/