LAJMI I FUNDIT:

Si të dalloni kur kolla juaj mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të mushkërive

Si të dalloni kur kolla juaj mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të mushkërive

Nuk mund të ndaloni kollitjen? Mos e injoroni, thonë ekspertët, mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të mushkërive.

NHS ka nisur një fushatë duke u bërë thirrje njerëzve të dinë shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërive dhe të kërkojnë ndihmë nga mjeku i tyre i përgjithshëm sa më shpejt të jetë e mundur nëse kanë shqetësime shëndetësore.

Statistikat sugjerojnë se njerëzit në rrezik të kancerit të mushkërive mund të mos vijnë përpara për kujdesin që u nevojitet, pavarësisht se është kanceri më i madh vrasës në Angli.


Sëmundja është shumë më e trajtueshme nëse kapet në fazat e hershme.

Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me coronavirus
Lexo po ashtu Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me coronavirus

Fushata “Help Us To Help You” ka për qëllim të arrijë njerëzit që janë në rrezik të veçantë për të injoruar simptomat, duke përfshirë moshën mbi 60 vjeç dhe ata me prejardhje më të klasës punëtore që mund të hezitojnë të kontaktojnë mjekun e tyre.

Shenjat kryesore për t’u kujdesur janë një kollë që nuk do të largohet pas dy deri në tre javë, si dhe gulçim i vazhdueshëm.

Tri suplemente vitaminash të lidhura me një rrezik 'të ngritur' të kancerit të mushkërive
Lexo po ashtu Tri suplemente vitaminash të lidhura me një rrezik 'të ngritur' të kancerit të mushkërive

Simptoma të tjera përfshijnë infeksione të përsëritura të gjoksit, kollë me gjak, lodhje të vazhdueshme dhe humbje peshe të pashpjegueshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori