Si të bëni një kafe Dalgona në shtëpi, sensacion i momentit në Instagram, YouTube dhe TikTok!

Një kafe ndryshe, që origjinën e ka në Korenë e Jugut, aty ku edhe gjendet me të njëjtin emër. Rezultati?
Një kafe super e shijshme, e thjeshtë për t'u përgatitur edhe nga ju në shtëpi, ndërkohë që nëse keni preferenca të ndryshme nga versioni origjinal i saj, mund të "eksperimentoni" me përbërës të ndryshëm.
Receta bazë e kafesë Dalgina përfshin këta pesë përbërës: kafe, sheqer, ujë, qumësht dhe akull!
Ndërkohë, sipas dëshirës mund të zgjidhni qumështin e bajameve, sheqerin e arrës së kokosit ose një ëmbëltues. Sekreti? Sasia e barabartë e të gjithë përbërësve të kësaj kafeje super të shijshme!
Ka vetëm një gjë që nuk do ta rekomandonim për kafenë Dalgona: pluhurin e kakaos! Sepse ai do të shkrijë pasi të hidhet në shkumën e kafesë dhe do të tjetërsojë shijen e kësaj pijeje unike.
Si fillim shtoni kafenë, sheqerin dhe ujin në një tas. Duhet t'i rrihni fuqishëm me rrahësen elektrike të ekspresit ose blenderin derisa të formohet një masë shkume kremoze.
Ngjyra e përftuar do të jetë si e artë.
Në një gotë qelqi fusni dy kube akulli dhe qumësht, më pas shtoni me lugë masën e kremit deri sa të formohet kafeja e dëshiruar!
Ju bëftë mirë!



















































