Grimuesit i janë përgjigjur pyetjes si duhet ta përdorni drejt pudrën e lëngshme. Përgjigjja është kjo... Rregulli i parë – Para se ta përdorni, lajeni fytyrën mirë. Madje edhe papastërtia më e vogël nuk mund ta bëjë bazën e duhur.

Rregulli i dytë – Vendosni si do ta përdorni pudrën – me dorë, me ndihmën e sfungjerit apo brushës. Produkti nuk qitet direkt në fytyrë, por në dorë, me të cilën merren sasi të vogla dhe qiten në fytyrë, transmeton Telegrafi.


aid708909 v4 728px Apply Makeup for a Fresh and Clean Look Step 2

Nëse keni vendosur:

a) Qitja me dorë: Me maja të gishtave ngroheni pak bazën, qiteni në fytyrë duke filluar nga mjekra drejt nofullave dhe pastaj vazhdoni në drejtim të hundës dhe ballit. Pasi ta përfundoni qitjen e pudrës, mëshoni lehtë me gishta lëkurës në mënyrë që të forconi qarkullimin e gjakut dhe të arrini shkëlqim të trëndafiltë.

b) Qitja me sfungjer: Më parë qitni sasi të vogël baze në shuplakë dore dhe pastaj në sfungjer. Sfungjerin mbështeteni në lëkurë dhe qiteni në të njëjtën mënyrë sikur me dorë – nga mjekra në drejtim të nofullave, hundës dhe ballit, mirëpo nëse dëshironi të krijoni efekt më transparent, njomeni sfungjerin në ujë para qitjes së bazës.

c) Qitja me brushën e grimit: Me brushë të rrumbullakët bëni masazh të lehtë bazës duke filluar nga mjekra, mollëzat e faqeve dhe deri te hunda dhe balli.

Rregulli i tretë - Dhe, për arritje të dukjes natyrale është e nevojshme të zgjidhni nuancën e vërtetë të bazës. Gjithmonë zgjidhni dritën e ditës! /Telegrafi/