Frika nga errësira është një dukuri shumë e zakonshme tek fëmijët, qoftë nga “lugati” apo nga përbindëshi nën shtrat që i frikëson ata. Në vijim ju sjellim disa këshilla të dobishme që do t'ju ndihmojnë ta ndihmoni fëmijën tuaj.
Frika është një pjesë krejtësisht normale e jetës për të gjithë ne, duke përfshirë edhe fëmijët tanë. Ajo zakonisht fillon kur provojmë diçka të re, të ndryshme dhe të panjohur.
Në jetën e fëmijëve kjo ndodh në baza ditore, prandaj frika ka gjasa të mëdha ta marrë përsipër jetën e fëmijës, sidomos gjatë natës. Frika nga errësira zakonisht ndodh gjatë periudhës së jetës kur fëmija është mjaft i madh sa ta ketë ndjenjën për imagjinaren.
Kjo zakonisht ndodh gjatë periudhës 2-3 vjeçare, kur fëmijët janë mjaft të mëdhenj të fantazojnë, por jo edhe mjaft të aftë për ta dalluar realitetin nga fantazia. Për këtë arsye, hija e dollapit ose perdeve në cep të dhomës në sytë e fëmijëve shumë lehtë bëhet një përbindësh trekokësh.
Çfarë e shkakton frikën e fëmijëve
Në shumicën e rasteve është ndikimi i televizionit dhe kompjuterëve, sepse në shumicën e rasteve prindërit nuk janë në gjendje të vlerësojnë se çfarë mund të shkaktojë frikë tek fëmijët.
Skenat dhe tingujt në televizion simulojnë trurin e fëmijëve duke i ekspozuar fëmijët ndaj gjërave të cilat për të rriturit nuk janë të tmerrshme, por për fëmijët mund të jenë të frikshme.
Kushtoni vëmendje të gjitha gjërave që i shikon fëmija juaj madje edhe kur bëhet fjalë për filma dhe programe të animuar për fëmijët, të cilët mund jenë të papërshtatshëm. Kujtoni vetëm përrallat e frikshme që janë plot me shtriga dhe përbindësha, të cilat shumica e prindërve ua lexojnë fëmijëve të tyre para gjumit.
Shkaktarë të frikës mund të jenë edhe vetë prindërit të cilët pa vetëdije ua fusin frikën fëmijëve me fjalët e tyre, dhe kështu fëmijët të cilët ditën bëhen sikur janë të patrembur natën bëhen të frikësuar. “Bëhu i mirë ose do të vijë lugati” është ajo që e kemi dëgjuar të gjithë të paktën një herë, dhe pastaj është edhe frikësimi me ujkun, luanin, njerëzit e huaj,…
Çfarë duhet të bëni
Për fillim, në qoftë se fëmija frikësohet shumë, bisedoni me të me respekt dhe mirëkuptim, dhe në asnjë mënyrë mos e nënçmoni frikën e fëmijës. Nëse ju punoni në komunikim nga lindja e fëmijës suaj atëherë edhe biseda për frikën nuk do të duhej të jetë ndonjë problem.
Mos i thoni fëmijës se frika është marrëzi dhe se nuk ka arsye të frikësohet, sepse në këtë mënyrë mund të shkaktoni tek fëmijët ndjenjën e turpit dhe fajit.
Problemit qasuni seriozisht, por në mënyrë të moderuar, mos e teproni dhe mos e zmadhoni problemin. Dëgjoni me kujdes fëmijën dhe afrojani ndjenjën e sigurisë. Emërojeni frikën dhe sqarojani fëmijës se është krejt normale që të ketë frikë, ndihmojeni të kuptojë.
Mos lejoni që frika e fëmijës tuaj t’ju nxjerrë nga takti sado që mendoni se ajo është e pakuptimtë, sepse në këtë mënyrë vetëm mund ta përkeqësoni situatën. Tregoni fëmijës që i lejohet t’ju thërrasë ose të kalojë tek ju gjatë natës kur të frikësohet. Gjithashtu, pyeteni se si do ta kishte më të lehtë dhe do të frikësohej më pak, nëse duhet të vijë babai që ta vizitojë çdo pesë minuta, apo ta lini dritën e ndezur.
Shumica e prindërve e marrin fëmijën për t’i treguar se nuk ka përbindësh në dollap, gjë që është krejtësisht e gabuar. Në këtë mënyrë, ju i jepni kredibilitet frikës dhe i jepni fëmijës më shumë arsye për t’u frikësuar.
Para gjumit, ndaloni shikimin e filmave të vizatuar duke i zëvendësuar ata me leximin e tregimeve dhe përrallave qetësuese dhe relaksuese.
Dhe në fund, nëse e dini se fëmija frikësohet për shkak të ndonjë stresi të përjetuar, dhe mendoni se nuk mund ta ndihmoni, kërkoni ndihmë profesionale, por në asnjë mënyrë mos e injoroni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Influencerja tregon trukun interesant për ta aplikuar 'blushin'

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kujdesi për flokët e bardhë

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët