Historia e brendit prestigjioz Pandora, ka filluar në Danimarkë në vitin 1982. Mirëpo kthesën më të madhe të suksesit e ka pasur ne vitin 2000 kur filloi të krijonte konceptin e saj te veçantë me rruaza dhe byzylykë.

Çdo stoli Pandora ka një kuptim ose një stoli mund të bartë shumë kuptime, duke filluar nga kuptimi që i japin stilistët e deri tek kuptimi që i jep vet personi që i mban ato.


Pavarësisht se çfarë festoni, çdo stoli Pandora është krijuar për të treguar historitë personale të personit qe i mban ato, duke e shfaqur stilin unik.

Pandora përveç dizajnit të mrekullueshëm, rëndësi të madhe i jep edhe punimit të stolive. Çdo stoli është e punuar nga metalet e çmueshme të  përzgjedhura me shumë kujdes, secila stoli kalon mesatarisht në 25 palë duar gjatë procesit të përpunimit, të gjitha produktet janë të perfunduara me dorë, çka i bën ato të jenë produkte të cilësisë së lartë.

65EE262F C2B7 4AB5 B791 720DC77D0EE0

Pandora në Kosovë

Brendin prestigjioz Pandora, e gjeni edhe në Kosovë tash e 8 vite, në dyqanet e autorizuara nga Pandora në 4 pika të cilat gjenden në: rrugën Garibaldi dhe në Albi Mall – Prishtinë, në Abi Çarshia-Prizren dhe në Ring Mall-Ferizaj.

52AD8FFC 6432 4A3C 9CC4 03CD4C56FF87

Në dyqanet tona ka pafund klientë që kan rënë pre e mashtrimit nga argjendari të ndryshme duke menduar se kan blerë Pandora origjinale, duke mos i blerë në njëren nga dyqanet e cekura më lartë.
Përmes këtij artikulli kemi dashur ti njoftojmë adhuruesit e brendit tonë se ku mund të gjejnë Pandora origjinale dhe specifikat që dallojnë një produkt origjinal nga ai fallco.

Më poshtë keni disa pika se si mund të dalloni një Pandora fallco:

  • Pandorat fallco zakonisht nuk janë argjend

  • Artikujt fallco priren të njollosen shumë shpejt

  • Puna është zakonisht e një cilësie të dobët

  • Ato mund të irritojnë lëkurën pasi materialet e përdorura për ti bere ato, janë nga më të lirat e mundshme

  • Ato nuk mbulohen nga asnjë nga garancionet e Pandorës.

Si ta dimë që produkti jonë është origjinal ?

  • Të gjithë artikujt tanë kanë shenjën ALE, shenjë kjo që kuptimin e ka nga inicialet e themelueseve të Pandores.

  • Mbi “O”-në e Pandorës ka gjithmonë kurorë.

  • Gjithmonë ka një shenjë dalluese, S 925 për stolitë argjend, G 585 për stolitë e arit.

  • Shumica e artikujve gjithmonë janë në websitet zyrtare të Pandorës, përveç atyre që nuk prodhohen më.

2C94C63A B136 4E39 9BF0 D6739B1C04BC

Për fund, Pandora ju fton të na vizitoni në njërin nga dyqanet tona, për të eksploruar koleksionin më të ri të festave të fundvitit, dhe të bëni dhurata me plot kuptim, që mbesin përgjithmonë, duke shfrytëzuar ofertat e fundvitit.

B2E35D72 99CE 40FF 8DA0 67CD3346BE8F