Si ta hiqni erën e mykut nga rrobat pa i larë? Një produkt nga kuzhina vjen në ndihmë

A e ndjeni një aromë të pakëndshme në gardërobën tuaj me rroba?
Ndonjëherë kjo ndodh. Mjafton të vendosim pa dashur rroba pak të lagështa në dollap, ose t’i thajmë ato për një kohë të gjatë në një dhomë me ventilim të dobët. Fatmirësisht, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta zhdukur këtë erë.
Aromat e tilla shkaktohen nga bakteret që zhvillohen në mjedise të ngrohta dhe me lagështi. Një aromë karakteristike dhe e fortë që shpesh është e vështirë të largohet, vjen si pasojë e pakujdesisë ose harresës.
Megjithatë, kjo mund të zgjidhet me disa metoda të thjeshta. Njëra ndër më të veçantat është spërkatja e rrobave me vodka ose alkool salicilik. Alkooli neutralizon erën e pakëndshme.
Por ekziston edhe një zgjidhje më e lehtë. Edhe pse mund të tingëllojë e pazakontë, letra për pjekje funksionon në mënyrë të shkëlqyer për heqjen e aromave, transmeton Telegrafi.
Që kjo të funksionojë, letra duhet të zhytet në një lëng aromatik, si p.sh. kolonjë ose vaj aromatik të holluar me ujë. Pasi të thahet, vendoseni atë në dollap bashkë me rrobat.
Letra për pjekje ka aftësi thithëse dhe ndihmon në përthithjen e lagështirës nga ajri. Kjo ndihmon në mbajtjen e gardërobës të thatë – një kusht i rëndësishëm për ruajtjen dhe aromën e rrobave.
Për më tepër, ajo përçon aromën me të cilën është lyer, duke i dhënë rrobave një erë të freskët. Ky truk i thjeshtë dhe efektiv po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. /Telegrafi/




















































