LAJMI I FUNDIT:

Si rrallëherë në kohë lufte në Ukrainë, Zelensky kritikon Klitschkon

Si rrallëherë në kohë lufte në Ukrainë, Zelensky kritikon Klitschkon

Volodymyr Zelensky ka kritikuar kryebashkiakun e Kievit për sigurimin e strehimoreve emergjente, në shenjë pakënaqësie që rrallë shihet midis liderëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus.

Presidenti ukrainasi tregoi se Vitali Klitschko, legjenda e boksit e kthyer në politikan, nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit të përballen me goditjet më shkatërruese të luftës të Moskës.

Paralajmërimi i Putinit për nënat ruse – përditësime të drejtpërdrejta të luftës, raporton skynews.


Shumica e rajoneve anembanë Ukrainës janë ndikuar nga ndërprerjet e energjisë elektrike këtë javë, dhe ndërsa gjashtë milionë personat e prekur aktualisht janë ulur nga kulmi prej 12 milionë disa ditë më parë, Zelensky tha se “problemet më të mëdha” ishin në Kiev.

“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet”, tha ai në fjalimin e natës.

“Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë”, pohoi ai.

Zelensky tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji “për 20 apo edhe 30 orë” dhe bëri thirrje për “më shumë mbështetje” dhe “punë cilësore” nga zyra e kryetarit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori