Stacioni agrologjik në fermën e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) është vendosur dhe vënë në funksion në qershor të vitit 2018, në kuadër të projektit të kompanisë IPKO. Ky projekt ka pasur për qëllim informimin e fermerëve për kushtet agrologjike për kultivimin e kulturave të tyre bujqësore përmes vendosjes se 16 stacioneve agrare në zona të ndryshme të Kosovës.
Stacioni agrar i vendosur ne fermën e FBV-së shërben për mbështetjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës me metoda konkrete të trajtimit të parametrave fizik dhe ofrimit të të dhënave elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve.
Ky stacion siguron të dhëna reale për një numër të parametrave meteorologjik: temperaturën e ajrit, pikës së vesës dhe të tokës, rrezatimin aktiv, deficitin e avujve të ujit (VPD), lagështinë e ajrit, reshjet, lagështinë e gjethit, drejtimin dhe shpejtësinë e erës, presionin e ajrit dhe delta T. Duke u mbështetur në këta parametra, këto të dhëna përpunohen përmes një programi softuerik dhe na ofrohet qasje në kohë reale mbi shkallën e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesor për kulturat e ndryshme bujqësore si: pemët farore, bërthamore, të imëta, hardhisë së rrushit, perimeve dhe drithërave.
Të gjitha këto të dhëna përpunohen mjaft qartë dhe pasqyrohen në mënyrë numerike dhe grafike. Po ashtu këto të dhëna mund të shfrytëzohen si në kohë reale ashtu edhe përmes bazës së të dhënave për tërë periudhën që nga aktivizimi i stacionit.
Që nga momenti i lëshimit në funksion ky stacion është në dispozicion për të gjithë profesorët dhe studentët e FBV-së dhe përdoret për qëllime të ndryshme, si:
– Hulumtime shkencore – zhvillimi i temave studimore në nivelin Bsc. dhe Msc.
– Didaktike – lidhshmëria me zhvillimin e ligjëratave dhe ushtrimeve nga lënda e Agrometeorologjisë e cila është në programet e studimit në nivel Bsc. dhe Msc. të FBV-së
– Bazë e të dhënave – të dhënat e parametrave që regjistrohen dhe ruhen në këtë stacion mund të ruhen dhe të përdoren për periudha të gjata
– Paralajmërues – të dhënave të këtij stacioni gjithsesi mund ti referohemi edhe në ndërmarrjen e masave përkatëse për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit në fermën didaktike të FBV-së
Çdo student gjatë kësaj periudhe (2018/2020) që ka pasur ose ka të vendosur studimin për temën diplomës në fermën e FBV-së, gjithsesi është i lidhur ngushtë edhe me këtë stacion agrologjik.
Lidhur me këtë, më poshtë mund të shihen edhe pjesë e hulumtimeve të njërit nga studentët e nivelit Master me temën: “Zbatimi i metodave shkencore në evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga faktorët biotik dhe abiotik te molla – Willliams’ Pride dhe Pink Lady ”.
Në vitin 2018, IPKO Telecommunications L.L.C, lansoi një pilot projekt në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë informative.
Si pjesë e këtij projekti u vendosën 16 stacione agrare në zona të ndryshme të Kosovës në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar.
Një numër i konsiderueshëm i fermerëve janë duke pranuar SMS falas nga IPKO, me rekomandime dhe njoftime për mbarëvajtjen e punës së tyre. Përveç sistemit të monitorimit të kushteve klimatike përmes stacioneve, IPKO ka zhvilluar një platformë për t’i regjistruar fermerët në bazë të kulturës bimore që mbjellin dhe lokacionit ku gjenden e më pas u dërgohen SMS nga Agronomët. Për shembull, një fermer që ka Mjedra të mbjella në fshatin Herticë të Podujevës, do të pranojë informata të vlefshme, që gjenerohen nga stacioni i vendosur në Herticë lidhur me kulturën e Mjedrës.
Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:
– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!