Si po e dëmton trupin tuaj qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Jeta duke qëndruar ulur e kombinuar me stresin e përditshëm mund të rrezikojë vërtet shëndetin tonë.
Kalimi i pjesës më të madhe të ditës duke qëndruar ulur ose shtrirë, pa ushtruar mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si diabeti i tipit II, problemet kardiovaskulare dhe madje edhe vdekjen. Disa ekspertë madje pohojnë se uljen mund ta quajmë si pirja e duhanit të ri!
"Çdo ulje për një kohë gjatë, mund të jetë e dëmshme. Një analizë e kohës së uljes dhe niveleve të aktivitetit zbuloi se ata që uleshin për më shumë se tetë orë në ditë pa aktivitet fizik kishin rrezik të ngjashëm me rreziqet e vdekjes të shkaktuara nga mbipesha dhe pirja e duhanit, "shpjegon Edward R.Laskowski, MD.
Trupi i njeriut është krijuar për të qëndruar në këmbë. Kur trupi është i drejtë, organet janë më të efektshëm. Njerëzit që janë fizikisht aktiv kanë më shumë energji, kocka më të forta dhe janë shumë më të shëndetshëm.
- Ulja për një kohë të gjatë ngadalëson gjithçka në trup, madje edhe trurin. Sa më shumë lëvizim, aq më shumë oksigjen dhe gjak pompohet në tru.
- Mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive, zorrës së trashë dhe të gjirit.
- Ajo shkakton stabilitet dhe ekuilibër të dobët dhe gjithashtu rrit rrezikun e frakturave dhe dëmtimeve të eshtrave.
- Mund të çojë në mbipeshë.
- Mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak, dhe përfundimisht të çojë në diabet.
- Njerëzit që punojnë para kompjuterit, kanë rritje të nivelit të sëmundjeve të zemrës.
- Njerëzit që ulen shumë gjatë kanë një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.
- Mungesa e aktivitetit shkakton çekuilibër të disqeve të buta midis rruazave dhe i bën t’ju mungojnë lëndë ushqyese të rëndësishme. Kolagjeni forcohet rreth tendinave dhe zvogëlon fleksibilitetin.
/Telegrafi/











































