Ndryshe nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, që në moshë shumë të re, Mbreti Charles III e dinte saktësisht se çfarë pritej prej tij kur të vinte koha që të marr fronin mbretëror.
Krahasuar me vitet e reja të princeshës së atëhershme Elizabeth, nuk pritej që ajo të ishte ndonjëherë Mbretëreshë.
Ishte vetëm një kthesë e fatit në vitin 1936 kur xhaxhai i princeshës, Mbreti Eduard VIII, abdikoi vullnetarisht nga froni që ndryshoi linjën e trashëgimisë, transmeton Telegrafi.
Babai i saj, George VI, u shpall mbret përpara se ajo të merrte kurorën vetëm 15 vjet më vonë. Në të kundërtën, mbretëresha e ndjerë kishte qenë në gjendje të përgatiste fëmijët dhe nipërit gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar për detyrën e tyre të pashmangshme.
Gazeta britanike, themirror i ka hedhur një vështrim sesi Madhëria e Saj, e cila vdiq të enjten e kaluar në Balmoral, i hapi rrugën mbretit të ri të vendit, Charlesit dhe mbretit të ardhshëm, Princit William, i cili është në radhë për fronin, dhe Princit George.
Praktikë për audienca
Mbretëresha Elizabeth II e lejoi Charlesin të mbante audiencë praktike me David Cameron për t’u përgatitur që të marr detyrën e re kur të vjen koha.
Ish-kryeministri konservator tha se monarku i ri kishte ushtruar “më së gjati në histori” dhe besonte se do të ishte “i shkëlqyer” në këtë rol.
Kryeministri mbante një audiencë private javore me monarkun për të diskutuar çështjet e qeverisë.
Takimet, të mbajtura në dhomën e audiencës në Pallatin Buckingham, janë një pjesë kyçe e ditarit të kryeministrit dhe u dhanë 15 udhëheqësve që shërbyen gjatë mbretërimit të Mbretëreshës një mundësi për të kërkuar këshillën e saj.
Cameron zbuloi se kishte mbajtur seanca praktike me Princin e atëhershëm të Uellsit kur ai ishte ende në detyrë.
“Unë kisha audiencë me Princin Charles kur mbretëresha Elizabeth II ishte në fron, sepse ai dëshironte të fillonte të mendonte se si t’i drejtonte ato audienca”, tha Cameron.
“E pashë atë në veprim në takimet e krerëve të qeverive të Commonwealth dhe ai i njeh të gjithë personalisht, ai ndërvepron me ta në mënyrë të shkëlqyer”, shtoi ai.
Dokumentet e shtetit
Sipas një eksperti mbretëror, Mbretëresha i kishte kërkuar Charles që të fillonte të shikonte dokumentet konfidenciale shtetërore, në mënyrë që ai të ishte i përgatitur të merrte shpejt kontrollin.
Robert Jobson, autor i librit të vitit 2002 Diana, vitin e kaluar tha se vdekja e Dukës së Edinburgut në moshën 99-vjeçare shënoi një ‘ndryshim’ në pozicionin e Princit të Uellsit brenda familjes mbretërore.
Duke shkruar në Evening Standard, ai e përshkroi procedurën e re si pjesë të së fundit në një “seri dorëzimi”, që përfshinte dërgimin e Dukës dhe Dukeshës së atëhershme të Kembrixhit në një fejesë zyrtare në Karaibe.
Duke përshkruar diskutimet rreth përgjegjësive të reja të Charles, ai shkroi se “Mbretëresha, e njohur si lexuesi numër një në Whitehall, dëshiron që Charles të mësohej shpejtë me të gjitha çështjet konfidenciale të shtetit, në mënyrë që tranzicioni të jetë sa më i qetë nëse i ndodh asaj diçka”.
Ai shtoi se Princi do të ishte “monarku në pritje më i përgatitur ndonjëherë” pasi ai tashmë ka qenë i përfshirë në takime me qeverinë për disa dekada, të tilla si propozime për legjislacion të ri dhe shënime nga Zyra e Kabinetit.
Mbulimi i ngjarjeve
Në vitet e mëvonshme, ndërsa shëndeti i Mbretëreshës u përkeqësua, Mbreti Charles dhe Princi Uilliam morën angazhimet zyrtare të Madhërisë së Saj, si pjesë e trajnimit të tyre.
Në fillim të këtij viti në muajin maj, për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëvizshmërisë, Mbretëresha i dha autoritetin Princit Charles dhe Princit William, si këshilltarë të shtetit, për të hapur Parlamentin në emër të saj.
Për herë të parë, Mbreti Charles lexoi fjalimin e hapjes për të shënuar fillimin zyrtar të vitit parlamentar, transmeton Telegrafi.
Ai e mbuluar Mbretëreshën Elizabeth II edhe në raste të tjera gjatë kohës së fundit, si vendosja e kurorave në Ditën e fundit të Përkujtimit të Cenotafit – nga e cila Mbretëresha duhej të tërhiqej.
Dhe gjithashtu në ditët pak para vdekjes së saj.
Të shtunën, më 3 shtator, Mbretëresha humbi Mbledhjen Braemar – ngjarja popullore e Lojërave të Malësisë që ajo merr pjesë zakonisht çdo vit.
Kuptohet se vendimi është marrë për komoditetin e kreut të shtetit dhe mbreti Charles mori pjesë në mungesë të saj.
Çaji i pasdites
Mbretëresha dhe nipi i saj, Princi William kishin një marrëdhënie të fortë që u krijua nga seancat e tyre të mentorimit kur ai ishte fëmijë në Eton.
Ai merrte pjesë në ndejat dhe darkat javore, ku ajo i dha trajnime dhe këshilltarja e trashëgimtares.
“Mbretëresha luan një rol shumë të veçantë të dyfishtë në jetën e William”, tha Katie Nicholl, autore e Kate: The Future Queen, në 2021.
“Ajo është sovrania e tij, por edhe një gjyshe shumë e dashur që dëshiron ta përgatisë për të ardhmen”, shtoi ajo.
Ajo filloi ta ftonte për çaj ose drekë çdo të diel teksa ishte gjallë edhe Princi Philip, i cili ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar.
“Më pas, ai do të kishte kohë të bisedonte sy më sy me gjyshen e tij. Ata flisnin për gjithçka që kishte në mendje”, shtoi eksperti.
“Ajo ishte aty që ai të ‘shfryhej’ – por ato seanca ishin gjithashtu një mundësi për të që ta mentoronte dhe ta mësonte, siç bëri gjyshi i saj, George V, me të. Ata u afruan jashtëzakonisht shumë dhe ndërsa respekti i tij për të rritej, ai filloi të përqafonte fatin e tij”.
Princi George
Me vetëm nëntë vjet, Princi George është i dyti në radhën e fronit si fëmija më i madh i Princit William.
Në moshën shtatë vjeçare, ai mësoi për rëndësinë e rolit të tij të trashëguar, sipas librit të historianit mbretëror Robert Lacey, Battle of Brothers.
“William nuk i ka treguar botës se si dhe kur ia dha lajmin e madh djalit të tij”, ka shkruar Lacey.
“Por diku rreth ditëlindjes së shtatë të djalit në verën e vitit 2020, mendohet se prindërit u futën në më shumë detaje rreth asaj se çfarë do të përfshinte veçanërisht jeta e princit të vogël si ‘shërbimi dhe detyra’ e ardhshme mbretërore”.
Që atëherë, prindërit Kate dhe William kanë filluar ta inkurajojnë të riun të marrë pjesë në akte dhe kauza vetëmohuese, të tilla si gjatë pandemisë së coronavirusit, kur George u shpërndau ushqime fqinjëve të tyre në rrezik dhe mbledhjen e mbeturinave në shkollën e tij.
Ata gjithashtu kanë bërë përpjekje që ta mësojnë djalin e tyre me paraqitjet publike dhe turmat e mëdha të njerëzve dhe ishte i pranishëm në festimet e jubileut të Elizabeth II.
Së fundmi, Princi George ishte në finalen evropiane të futbollit për gra që u zhvilluar në Wembley, ku Anglia fitoi 2-1 kundër Gjermanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Ushtria izraelite vazhdon me sulme në Liban – momenti kur goditet një ndërtesë në Bejrut
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje