LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që Evropa, e cila në vitet 1500 ishte në një gjendje papastërtie, të përparonte kaq shumë?

Si ndodhi që Evropa, e cila në vitet 1500 ishte në një gjendje papastërtie, të përparonte kaq shumë?
Ilustrim (“Proverbat holandeze”, 1959, nga Pieter Bruegel i Vjetri)

Nga: Erol Düren
Përktheu: Erjon Duka

Në vitet 1500, në Angli, shumica e njerëzve martoheshin në qershor dhe banjën vjetore e bënin në maj, kështu që në qershor nuk mbanin erë shumë të keqe.

Megjithatë, pasi fillonin të mbanin erë, nuset mbanin një buqetë lulesh në dorë për të mbuluar erën e trupit të tyre. Banjat përbëheshin nga një fuçi e madhe e mbushur me ujë të nxehtë.


Burri i shtëpisë kishte privilegjin të lahej me ujë të pastër. Pas tij laheshin djemtë dhe burrat e tjerë, më pas gratë, pastaj fëmijët dhe në fund foshnjat laheshin në të njëjtin ujë. Në atë moment uji bëhej aq i ndotur saqë mund të humbisje diçka në të. Shprehja angleze “mos hidh foshnjën bashkë me ujin e banjës” vjen nga këtu.

Çatitë e shtëpive ishin bërë nga kallamishte të mbivendosura dhe nuk kishte dërrasa nën to. Për shkak se ky ishte i vetmi vend ku kafshët mund të ngroheshin, të gjitha macet, qentë dhe kafshët e tjera të vogla (minjtë, insektet) jetonin në çati.

Kur binte shi, çatia bëhej e rrëshqitshme dhe ndonjëherë kafshët rrëshqisnin dhe binin nga çatia. Nuk kishte asgjë që të ndalonte kafshët ose insektet të binin. Rënia e insekteve ose gjërave të tjera në shtrat ishte një problem i madh. Kjo është arsyeja pse u krijuan shtretërit anglezë me shtylla të larta dhe një mbulesë sipër.

Dyshemetë ishin prej balte. Vetëm të pasurit kishin dysheme prej druri. Kur bëheshin të lagura në dimër, bëheshin të rrëshqitshme.

Për ta parandaluar këtë, ata shtronin kashtë në dysheme. Kjo praktikë vazhdonte gjatë gjithë dimrit dhe kur hapnin derën, kashta shpesh binte jashtë. Për ta parandaluar këtë, vendosnin një dërrasë poshtë derës që quhej “pragu i kashtës” (në anglisht “threshold”).

Gatimi bëhej gjithmonë në një tenxhere të madhe të varur mbi zjarr. Çdo ditë zjarri ndizej dhe në tenxhere shtohej diçka. Zakonisht haheshin perime dhe mishi ishte i rrallë. Nëse për darkë gatuhej ndonjë gjellë, mbetjet liheshin në tenxhere dhe nxeheshin përsëri për t’u ngrënë ditën tjetër. Ndonjëherë gjella qëndronte në tenxhere për shumë kohë. Shprehja “pure bizele të nxehta, pure bizele të ftohta, pure bizele në tenxhere nëntë ditë” vjen nga këtu.

Ndonjëherë gjenin mish derri dhe gëzoheshin shumë. Kur vinte dikush për vizitë, varnin mishin për t’u mburrur. Sillja e mishit të derrit në shtëpi ishte shenjë pasurie. Ata e ndanin mishin me vizitorët.

Ata që kishin para mund të blinin pjata të bëra nga një përzierje kallaji dhe plumbi. Ushqimet me përmbajtje të lartë acidi shkaktonin tretjen e plumbit, duke shkaktuar helmim dhe vdekje. Për këtë arsye, domatet konsideroheshin të helmuara për afro 400 vjet.

Shumica e njerëzve nuk kishin pjata prej kallaji dhe plumbi, kështu që përdornin pjata prej druri. Këto shpesh bëheshin nga buka e ndenjur, aq e fortë sa që mund të përdorej për një kohë të gjatë. Këto pjata nuk laheshin kurrë, kështu që në to krijoheshin krimba dhe myk. Ata që hanin nga pjata të tilla shpesh vuanin nga sëmundja “goja e pjatës” (Trench Mouth).

Buka ndahej sipas statusit. Punëtorët merrnin kore të djegurën të poshtme, familjarët pjesën e mesme, dhe mysafirët merrnin koren e sipërme.

Ata që pinin birrë ose uiski përdornin kupa plumbi. Kjo përzierje nganjëherë i bënte njerëzit të paqartë për disa ditë. Kur dikush i shihte, mendonin se kishin vdekur dhe përgatiteshin për t’i varrosur. Njerëzit i shtronin në tryezë për disa ditë dhe prisnin të shihnin nëse do të zgjoheshin. Kjo quhej “pritje zgjimi”.

Anglia ishte e vogël dhe e vjetër, dhe njerëzit kishin filluar të mos gjenin vend për të varrosur të vdekurit. Kështu që ata hapnin varre dhe nxirrnin arkivolet, i çonin eshtrat në një “shtëpi eshtrash” dhe ripërdornin varrin. Kur hapeshin arkivolet, në çdo 25 arkivole njëri kishte gërvishtje në anën e brendshme, që do të thoshte se njerëzit ishin varrosur të gjallë. Për të zgjidhur këtë problem, ata lidhnin një litar në kyçin e dorës së kufomës, litarin e nxirrnin jashtë varrit dhe e lidhin me një zile. Një person rrinte gjatë natës në varreza duke dëgjuar zilen. Ky quhej “rojë varrezash”.

Në mesjetë, murgeshat në Evropë kishin ndalesë të rreptë të laheshin përveç duarve dhe fytyrës. Edhe mbretëresha Isabella e Kastiljes, gjatë 50 viteve të jetës së saj, kishte bërë vetëm dy banja. Në Evropën që ende nuk njihte tualetet, zakonisht ata i derdhnin kazanët në rrugë deri në shekullin XVII.

Mbreti francez Louis XIV kalonte një pjesë të ditës së tij ulur në tualet dhe drejtonte punët e shtetit prej aty.

Në vitet 1600, ambasadorët anglezë që erdhën në Stamboll, për shkak të zakonit të përdorimit të lazmave dhe derdhjes së tyre nga dritarja, u transferuan në një vilë në Tarabia larg qytetit. Në shekullin XIX, pasi premtuan se do të përdornin tualete, u lejuan të transferoheshin në Taksim.

Por, çështja që dua të theksoj është kjo: Si ndodhi që Evropa, që në vitet 1500 ishte në papastërti, arriti kaq shumë përpara? Kjo është një provë për ne.

Në trend Kultura

Më shumë
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
SI TË DUA

SI TË DUA

Poezi
Kurbanet e klikimeve

Kurbanet e klikimeve

Kulture
Klinë, themelohet klubi letrar “Dritëro Agolli”

Klinë, themelohet klubi letrar “Dritëro Agolli”

Kultura
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme

Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme

Kulture
Kalo në kategori