LAJMI I FUNDIT:

Si ndihet Scott Disick për fejesën e ish-të dashurës Kourtney Kardashian me Travis Barker?

Si ndihet Scott Disick për fejesën e ish-të dashurës Kourtney Kardashian me Travis Barker?

Për Scott Disick, Kourtney Kardashian, do të jetë gjithmonë ajo që ka kaluar.

Një burim pranë E!News tha se anëtari i “Keeping Up With the Kardashians” po qëndron ‘pranë vetes’ pas lajmit se Kourtney është fejuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Sipas një burimi të dytë pranë Scott, ylli i “Flip It Like Disick” ‘e dinte që do bëhej kjo’ pasi familja Kardashian-Jennier ‘ia kishte përmendur më parë’.


Travis Barker dhe Kourtney Kardashian (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, një i tretë shtoi se Disick po ndihet ‘paksa i mërzitur dhe i dëshpëruar për këtë gjë’.

Kourteny Kardashian fejohet me të dashurin Travis Barker
Lexo po ashtu Kourteny Kardashian fejohet me të dashurin Travis Barker

Marrëdhënia e vazhdueshme e Scott dhe Kourtney filloi sërish në 2006. Ata kishin një romancë prej më shumë se një dekadë, gjatë të cilëve mirëpritën fëmijët: Mason, Penelope dhe Reign.

Megjithatë, ish-çifti nuk kanë qenë të martuar asnjëherë.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Foto: Instagram)

Por, Kardashian u nda nga Scott për herë të fundit në korrik të vitit 2015. Në atë kohë, një burim shpjegoi se Kourtney është mërzitur me sjelljen e tij.

“Kourtney gjithmonë e ka marrë Scottin mbrapa dhe ka qenë pranë tij, por tani me tre fëmijë është më ndryshe”.

“Ai do të kujdeset gjithmonë për Kardashian. Ajo është nëna e fëmijëve të tij dhe kjo nuk krahasohet me asgjë”.

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick (Foto: YouTube)

Travis nga ana tjetër u kujdes personalisht për zgjedhjen e unazës me të cilën i propozoi fejesë partneres. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori