Kaloritë janë ato që e mbajnë trupin tuaj të funksionojë, por ngrënia e tepërt mund të shkaktojë shtim në peshë.
Një mënyrë për të djegur kalori është duke ushtruar, por a e dini se trupi juaj djeg kalori ndërsa jeni duke pushuar dhe duke fjetur?
Sipas Këshillit të Gjumit, një gjumë i mirë është i domosdoshëm për të mbajtur larg kilet e tepërta nga beli, shkruan Express.co.uk.
Kjo është e vërtetë për dy arsye – e para që keni më shumë energji, kështu forconi vullnetin tuaj për të ngrënë më mirë dhe për të lëvizur më shumë. E dyta është sepse trupi është ende duke punuar ndërsa jeni duke pushuar dhe ju në të vërtetë digjni kalori ndërsa flini.
Faqja shpjegon: “Thjesht gjumi i mirë mund të ndihmojë në djegien e kalorive shtesë”.
Gjumi është i nevojshëm për trupin tuaj për të riparuar qelizat dhe indet dhe për të rivendosur funksionin në sistemin tonë imunitar dhe trurit. Ndërsa trupat tanë e bëjnë këtë, ne gjithashtu po djegim shumë kalori. Një numër faktorësh përcaktojnë sa kalori djeg një natë, përfshirë peshën, gjatësinë dhe sa kohë fle.
Atëherë, si mund të flini më shumë dhe më mirë?
Dr. Ian Braithwaite bashkëthemelues i Habitual tha: “Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur në mënyrë aktive për të humbur peshë ose jo, mund të jetë e dobishme të filloni të mbani një ditar të gjumit për të parë nëse mund të identifikoni ndonjë trend që lidh sjelljet tuaja të ngrënies me cilësinë e gjumit. Ndërsa ndonjëherë nuk mund të bëni asgjë për një natë të shkurtër gjumi, kjo mund të ndihmojë të jeni të vetëdijshëm për ndikimin që do të ketë në nivelet tuaja të urisë dhe aftësinë për të kontrolluar impulset tuaja në lidhje me ushqimin”.
“E kuptoj që mund të jetë e pamundur të kesh më shumë se tetë orë gjumë të shkëlqyeshëm çdo natë, veçanërisht me streset e punës, familjes dhe gjithçkaje tjetër që konsumon jetën tonë. Sidoqoftë, shpresojmë të keni mësuar për rëndësinë e gjumit për shëndetin tuaj (dhe ndikimin që mund të ketë në udhëtimin tuaj të humbjes së peshës), kështu ju do të filloni ta shihni gjumin si një mjet për krijimin e një jetese më të shëndetshme”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës