Si mund t’i thuash partnerit/es që do të provosh gjëra të reja në krevat?

Ju dhe partneri/ja juaj mund të mos keni asnjë problem sa i përket jetës seksuale, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni kuriozë për të zbuluar, eksperimentuar dhe përjetuar më shumë
Ka një problem: Si t’ia thuash atij/asaj pa dëmtuar lidhjen dhe pa e bërë të duket sikur diçka mungon apo nuk shkon?
Së pari, është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa komunikimi është shumë, shumë i rëndësishëm për seksin e mirë, ekziston një kufi lidhur me sa mund të ndryshoni pasionet ose preferencat seksuale të dikujt.
A duhet të bisedoni me partnerin? Po, sigurisht. Por ju gjithashtu duhet që, së pari, të jeni të qartë me veten për atë që dëshironi dhe synoni të komunikoni.
Duhet t’i evitoni fjalitë e tipit: “Sa keq që s’të pëlqejnë gjërat e çuditshme në shtrat dhe kjo po dëmton jetën tonë seksuale”.
Për sa i përket mërzitjes ose ndjesisë sikur gjërat janë zbehur, shumë terapistë mendojnë se është tërësisht e drejtë të ndihesh kështu pas një kohe me partnerin/en. Kjo nuk është një shenjë se marrëdhënia është e dëmtuar apo se ju s’do të keni më një jetë të mirë seksuale.
Natyrisht, ka shumë mënyra për të shijuar gjërat; Ka dinamika të ndryshme të fuqisë, akte seksuale, kthesa dhe skenarë që mund ta bëjnë seksin të ndihet i freskët. Por në fund të fundit, nëse nuk po bëni një përpjekje për ta bërë diçka të tillë të ndodhë, seksi mund të duket i përsëritur.
Në vend të risive, ndoshta përqendrohuni te dëshira. Si mund ta bëni njëri-tjetrin të ndihet më i hapur dhe më i dëshiruar? Si mund të shtoni surprizë apo mister në jetën tuaj seksuale? A ka ndonjë vend të ri që ju të dy mund të bëni seks? A ka një kohë të re të ditës? A mund të masturboni së bashku? A mund të putheni pa bërë seks? Ju mund të krijoni përvoja të reja brenda kufijve të seksit që tashmë po bëni.
Mund ta hapni këtë temë, me diçka si:
“Zemër, jam tmerrësisht i/e çmendur ndaj teje dhe seksi me ty është fantastik, por më duket sikur po bëjmë vazhdimisht të njëjtat gjëra dhe do kisha shumë qejf të provoja diçka të re me ty. Dua të di çfarë do të provosh ose për çfarë je i/e hapur. Nuk duhet me patjetër të jetë çmenduri, dhe nëse e provojmë dhe rezulton se nuk është për ne, nuk ka asnjë problem.”
Gjithashtu, bëjini të ditur partnerit/es se nuk ka nevojë të të përgjigjet në moment. Kjo është hapja e një bisede, e cila do të zgjasë gjatë gjithë kohës që jeni bashkë.
Ideja është se nëse ky është i vetmi person me të cilin do të keni një jetë seksuale gjatë të ardhmes, ajo jetë seksuale duhet të jetë e mirë dhe të funksionojë për të dy, citon Anabel.
Seksi është një temë shumë e ngarkuar që vjen me shumë bagazhe për të gjithë ne, dhe mund të duhet pak durim për të dalë nga zona e rehatisë për të dy, por mund të punoni për të arritur në një pikë, ku mund të flisni pa problem. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?