LAJMI I FUNDIT:

Si ishte viti 2016 për reperët shqiptarë? (Foto)

Si ishte viti 2016 për reperët shqiptarë? (Foto)

Industria e muzikës na dhuroi plot këngë brenda një viti, dhe mund të thuhet lirisht se pjesa më e madhe e tyre ishin hip-hop, ose të përzeria me këtë zhanër.

Dihet tashmë që tek shqiptarët tallavaja dhe hip hop-i janë dy janë “rrymat” më të dëshiruara nga ta, duke lënë prapa edhe zhanret e tjera si Pop, Rnb, House, Regge e deri edhe muzikën alternative, të cilat janë tendenca të pashuara botërore.

Megjithatë kur jemi tek muzika hip-hop, mund të themi shqiptarët janë diçka më mirë, për të mos thënë ndoshta të parët sa i përket këtij zhanri.


Një vit i angazhuar me punë dhe plot suksese ka qenë ky vit për reperët tanë. Më shumë se kurrë ata kanë sjellë projekte cilësore këtë vit në treg, ndoshta edhe nga tre/katër këngë në minimum secili.

Telegrafi ka qenë portali i cili vazhdimisht u gjend pranë artistëve, qoftë me mbështetje mediale ashtu edhe morale, andaj edhe shumë prej tyre nuk hezituan që të ndajnë me portalin e tyre të dashur 10 vjeçar, disa nga momentet më të mira që kaluan këtë vit.

Në vazhdim, ju sjellim rrëfimet ekskluzive të reperëve lidhur me 2016-tën…

2po2

“Ky vit mund të them që ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë dhe angazhime. Kam publikuar disa projekte këtë vit, gjersa edhe kurorëzova karrierën time me 20 vite pjesë e muzikës hip-hop”.

Lyrical Son

“2016-ta ka qenë për mu një prej viteve më të ngarkuara, dhe një prej viteve më të mira në jetën time, pasi ka filluar për së mbari, më së parë duke u bërë baba. Zoti ma ka sjell një vajzë Evën, për të cilën jamë shumë i lumtur dhe krenar që e kam. Pastaj viti 2016 ka sjell një frymë tjetër siç është albumi “Rapsodët n’rap t’sotit”, i cili pati shumë sukses dhe u promovua edhe jashtë duke u bërë albumi i parë shqiptar që promovohet edhe ndërkombëtarisht, edhe pse drejt them këtu nuk na kanë mbështetur shumë mediat”.

Majk

“Sigurisht që ky vit ka qenë shumë I ngjeshur me punë, angazhime, e besa edhe shumë lodhje, por mund të them lirisht se në fund gjithçka ia vlejti, përderisa projekte e mija patën shumë sukses. Uroj që edhe në 2017-tën të kem të njejtin fat”.

Getinjo

“Viti 2016 ishte viti më i mirë gjatë gjithë jetës sime, në këtë vit sukseset i kam pas gjithnjë afër vetës. Mund të them lirisht si një nga vitet më të suksesshme në karrierë”.

Bim Bimma

“Për mua ka qenë një vit plot punë rreth albumit dhe këngëve të mija, njëkohësisht punës rreth këngëve pë artistë të tjerë. Jam fokusuar shumë tek punimi i këngëve sa më cilësore për albumin, gjersa ndihem krenar për prodhimet e mija këtë vit, uroj që i njejti sukses të më përcjell edhe në vitin e ardhshëm”.

Gjiko

“2016-ta ishte vetëm fillimi i një nxemje për vitin 2017. Kam punuar shumë që të sjell një energji më ndryshe dhe pozitive tek publiku, dhe mund të them që vitin do ta lë pas ashtu si edhe e kisha menduar dhe punuar që ta kem. Por duke iu falemnderuar edhe juve mediave, dhe publikun që më keni mbështetur në çdo hap të karrierës time”.

2 Ton

“Një vit i mbushur plot me punë, me projekte muzikore dhe njëkohësisht koncerte, që nuk kam dalë asnjëherë i zhgënjyer nga fansat. Jam i lumtur që edhe me shëndet kam qenë shumë mirë. Shpresoj që 2017-ta të jetë i njejti”.

Mozzik

“Viti 2016 ishte një vit tejet mase i mirë me plot punë, plot sukses, e gjëra pozitive. Uroj që edhe viti 2017 të jetë i mbarë, jo vetëm për mua, po për të gjithë reperët”.

Elinel

Viti 2016 deri këtu ka qenë plot gëzim, shumë punë edhe përgjegjësi. Gëzimi më i madh ka qenë dhe është vajza ime, ndërsa me punë nënkuptoj gjëra jashtë profesionit tim më shumë, edhe përgjegjësia më e madhe dhe më e rëndësishmja ka qenë dhe është familja. Viti tjetër besoj ka me qenë i njejti, çdo send i radhitur sipas përparësive të vet”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori