Si ia refuzoi Ter Stegen kërkesën Ronald Araujos - la tifozët të habitur

Në shtator të vitit 2024, Marc-Andre ter Stegen pësoi një lëndim shkatërrues në gju që e la jashtë fushave për shtatë muaj.
Ndërsa kapiteni i Barcelonës ishte jashtë, shiriti i kapitenit ndërronte vazhdimisht duar — Frenkie de Jong, Raphinha, Ronald Araujo, Robert Lewandowski … madje edhe Gavi e mbajti atë në një moment.
Tani që gjermani është rikthyer në fushë, skuadra vendosi t’ia kthejë shiritin e kapitenit lojtarit të cilit i përket vërtet.
Para ceremonisë së trofeut pas triumfit të tyre në Kupën e Mbretit, Araujo shkoi t’ia dorëzonte shiritin e kapitenit gjermanit, i cili fillimisht e refuzoi atë.
Megjithatë, pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, mbrojtësi arriti ta bindte atë dhe shiriti i kapitenit iu dorëzua — një gjest elegant nga uruguaiani. /Telegrafi/








































