Ilir Berisha ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”, që mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Berisha ndau rrëfimin e plotë të karrierës së tij, ndër to edhe si i humbi milionat në Kinë shkaku i pasaportës.


“Përfundova kontratën me Orebron, u pajtuam që të mos vazhdojmë”, rrëfen Berisha në “Arena e Yjeve”.

“Isha në shtëpi dhe po më bën telefoni pas vetëm dy jave kur përfundova kontratën me Orebron”.

“Po paraqitet një suedez dhe po flet anglisht me mua dhe po më thotë që më ka thirr si i obliguar nga prindi im. Po më tregon që është djali i Sven-Goran Erikssonit, të ndjerit...”, vazhdon rrëfimin e tij Iliri.

Emisioni transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/

telegrafi sport app