Finlanda u komentua gjatë një vit më parë, kur 34-vjeçarja Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë. Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen: Finlanda qeveriset nga një qeveri koalicioni e përbërë nga pesë parti, të gjitha të drejtuara nga gra
Pra, si është jeta në Finlandë, një vit pas udhëheqjes së grave?
Finlanda ‘”interesohet për atë që njerëzit e tjerë mendojnë”
Megjithëse gratë mbeten shumë të papërfaqësuara në qeveritë në të gjithë botën, në Finlandë, Marin është kryeministrja e katërt grua.
“Ne jemi një vend i vogël, kështu që jemi shumë të interesuar për atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ne. Barazia është pjesë e identitetit të vendit, kështu që njerëzit ndoqën shumë atë që po bënte kjo qeveri,” tha Johanna Kantola, profesoreshë për studimet gjinore në Tampere University.
Marin vjen nga një familje e klasës punëtore dhe u zgjodh në këshillin e qytetit Tampere kur ishte 27 vjeç. Ajo u zgjodh për herë të parë në parlamentin e Finlandës në vitin 2015. Marin ka një agjendë që përfshin politika progresive mbi barazinë gjinore dhe ndryshimin e klimës.
Por COVID-19 ka qenë një sfidë e re për pesë udhëheqëset e partive, të cilat janë edhe ministre në qeveri. Megjithatë përgjigjja ishte efikase.
Qeveria e Finlandës është vlerësuar për reagimin e saj të hershëm ndaj krizës së COVID-19. Finlanda mbylli shkollat dhe vendin më 16 mars me pak më shumë se 300 raste të regjistruara me virus.
Për shumë ekspertë, është pjesë e listës së vendeve që duket se kanë reaguar herët, pjesërisht për shkak të veprimeve të qarta dhe të hershme për të luftuar pandeminë.
Edhe pse infeksionet janë rritur tani që është vala e dytë, udhëheqja e Marin vlerësohet si një ndër më të mirat.
Vala e dytë teston popullaritetin e qeverisë së Marin
Përkundër këtyre sukseseve të hershme, qeveria Marin tani përballet me kritika më të forta lidhur me përgjigjen e saj ndaj COVID-19. Finlanda është në mes të një vale të dytë të COVID-19 me qindra infeksione në ditë.
Deri më tani, ka pasur më pak vdekje sesa gjatë valës së parë. Por të gjitha qeveritë po përballen me kritika në një kohë të jashtëzakonshme si pandemia.
Progresi mungon në disa fusha
Shumë ekspertë thonë se është e vështirë të gjykosh qeverinë aktuale sepse ato nuk kanë ecur përpara në shumë nga përparësitë e tyre. Disa vënë në dukje se qeveria duhet të ndryshojë politikat për njerëzit transgjinorë sepse nuk janë progresive. Qeveria ka thënë se është përkushtuar për ta ndryshuar atë.
Zgjedhjet e ardhshme të vendit nuk janë planifikuar deri në prill 2023, kështu që nëse parlamenti nuk shpërndahet, qeveria do të vazhdojë të ketë kohën për të ndjekur agjendën e saj, por asgjë nuk është e sigurt në këtë situatë të ndërlikuar për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë bashkëpunimi i këtyre grave.
Burimi: Euronews
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës