Kosova sot zhvillon ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet në Euro 2024 kundër Rumanisë.

Shiu që ka rënë dje dhe sot, ka rënduar shumë fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Por, edhe përkundër kësaj, fal punës së madhe nga stafi i stadiumit, deri me tani nuk ka rrezik që ndeshja të mos luhet.

“Fusha është e rënduar pas reshjeve të shiut. Jemi duke bërë çmos që ndeshja të zhvillohet pa problem”, ka thënë drejtori i stadiumit Benet Rezniqi për RTV Dukagjini.

ZDk4NGU2OGQ2ZjQ2MzA0NWFkZGE5Mzk3ZmZiZWZkNzg.thumb

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet sonte prej orës 20:45.

Kosova ka dy pikë nga dy ndeshje e para, ndërsa Rumania ka gjashtë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app