Fjalia e parë që duhet të thuhet si përgjigje ndaj pyetjes se si e okupoi Anglia, Indinë, është: Anglia nuk e ka okupuar kurrë Indinë me ushtri dhe me luftë, siç mendojnë disa.
E tërë kjo histori ka të bëjë me kompaninë tregtare të famshme angleze, të quajtur ‘East India Company’, e cila është themeluar në Londër në vitin 1600, me qëllim të tregtisë me Indinë. Në këtë kohë India ka qenë një shtet me përafërsisht me një milion kilometra katrorë që është sunduar nga perandori i famshëm, Xhahagiri (Nur-ud-din Muhammad Salim), që vinte nga një dinasti e njohur myslimane.
India, në atë kohë, në aspektin ekonomik dhe kulturor ka qenë disa herë më e ngritur se tërë Evropa së bashku. Në atë kohë, dinastia indiane ia ofron kompanisë ‘East India’ të drejtën ekskluzive për tregti. Kompania fillimisht zbarkon në portin Surat me disa qindra punëtorë të saj, në mesin e të cilëve edhe një grup ushtarësh që kishte për qëllim mbrojtjen e kompanisë.
Brenda pak vitesh, kompania zgjerohet në disa qytete bregdetare të Indisë. Me këtë fillon të zgjerohet edhe numri i ushtarëve të kompanisë dhe krijohet një ushtri private e fuqishme që për oficerë kishte anglezët, kurse ushtarët ishin vendas (mercenarë). Kjo ushtri rritet në të njëjtën kohë kur fillon të bie fuqia qendrore politike e Indisë dhe kur krijohen principatat e shumta. Këto principata natyrisht që me kohë krijojnë armiqësi mes vete dhe e thërrasin ushtrinë e kompanisë angleze për ndihmë. Gradualisht, ndihma e kompanisë shndërrohet në pushtim.
Në fund të shekullit XVIII, e tërë India e atëhershme – që sot përfshinë edhe Pakistanin dhe Bangladeshin – bien nën sundim të ushtrisë private të ‘East India Company’. Por, kompania, në fillim të shekullit XIX fillon ta menaxhoj keq sundimin e saj, për çka fillojnë kryengritjet e vendasve. Në vitin 1857, për ta qetësuar situatën, intervenon shteti anglez duke e suspenduar kompaninë ‘East India’ dhe duke e marrë gjendjen nën kujdes apo kontroll të qeverisë, si dhe duke e shpallur Indinë edhe formalisht pjesë të territorit britanik. D.m.th., India ka kaluar në sundim anglez pa asnjë luftë dhe do të çlirohet nga sundimi britanik gati pas një shekulli.
Okupimi pra ka qenë së pari ekonomik dhe më vonë vendoset ai ushtarak dhe politik. Kjo tregon se nëse dikush të okupon ekonomikisht, shumë shpejt pason pushtimi ushtarak dhe politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania