Site icon Telegrafi

Shuplakë ndaj Rodriguezit, Vinicius Jr mungon në çerekfinale të Copa America pas gjestit të pahijshëm

Vinicius Junior do të jetë mungesa e madhe e Brazilit në çerekfinale të Copa America, pasi mori një karton të dytë të verdhë pas një shuplake ndaj James Rodriguez në ndeshjen kundër Kolumbisë.

Real Madridi mund të jetë fshehurazi i kënaqur që Vinicius nuk do të jetë në një përplasjeje të mprehtë me Uruguain në Copa America 2024, por vetë lojtari padyshim që do të mallkojë veten pas marrjes së një pezullimi.

Vinicius dukej mirë në ndeshjen e dytë të grupit të Brazilit kundër Paraguait, duke shënuar dy gola pas disa kritikave të ashpra në vendin e tij pas barazimit 0-0 me Kosta Rikën në ndeshjen e parë.

Brazili barazoi me rezultat 1-1 kundër Kolumbisë në ndeshjen e fundit, duke e kaluar në fazën eliminatore nga vendi i dytë.

 

Ky kualifikim i sjell një ndeshje të vështirë me Uruguain, i cili është një nga favoritët për Copa America dhe mundi Brazilin herën e fundit.

Megjithatë, Vinicius Jr nuk do të jetë i pranishëm, pasi ai i dha një ‘shuplakë’ yllit të Kolumbisë, James Rodriguez.

Kjo nuk është hera e parë që vihet në pikëpyetje disiplina e Vinicius, pasi ai për pak sa nuk u përjashtua me karton të kuq për një veprim të ngjashëm kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve me fanellën e Real Madridit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version