LAJMI I FUNDIT:

“Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, “Praktikanta e riinvesta” – Abdixhiku e Zemaj shkaktojnë të qeshura në Kuvend

“Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, “Praktikanta e riinvesta” – Abdixhiku e Zemaj shkaktojnë të qeshura në Kuvend

Në debatin e Kuvendit të Kosovës për rritjen e çmimeve, ka pasur përplasje sërish mes pozitës e opozitës.

Deputetët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e Armend Zemaj kanë shkaktuar të qeshura në Kuvend, gjatë përplasjeve me pozitën.

Ishte fillimisht shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila i reagoi Abdixhikut lidhur me çështjen e Trustit.


“z.Abdixhiku  ju jeni një seancë vonë, seanca për trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 22 qershor jo me 30, asnjëherë se kemi kërkuar prezencën tënde. Pasojat për sistemin pensional të Kosovës kanë qenë të paralajmëruar dhe alarmante nga gjithë të tjerët përveç jush dhe atyre që kanë propozuar. Kredibiliteti juaj për të folur për diçka në kontekstin ekonomik është i barabartë me zero”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo tutje iu drejtua kreut të LDK-së se “mungesa juaj nuk është evidente, por prezenca juaj e heshtur kështu është evidente. Ju uroj të mësoni më shumë nga karriga ku rrini i ulur e i qetë në shumicën e seancave”.

Pas kësaj ka reaguar deputeti Lumir Abdixhiku duke i thënë Kusari-Lilës “se më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, derisa i kërkoi Kusari-Lilës që të “mbajë nivelin e diskutimit korrekt”.

“Mimozë e di që më shumë vërehet mungesa ime se prezenca jote. Siç e di që këto fjalë lavdëruese që të doket se krejt t’u kanë bërë si shefi i kam dëgjuar edhe për Hashimin, edhe për Bexhetin edhe tash po i dëgjoj për Albinin, asgjë s’është e re”, tha Abdixhiku, i cili pas kësaj deklarate shkaktoi të qeshura të shumta në Kuvend.

E për “disponimin” e deputetëve u kujdes edhe deputeti Armend Zemaj. Gjatë kritikave për Qeverinë, Zemaj ai u mundua ta përqeshë edhe institutin Riinvest në të cilin kryetari i tij Lumir Abdixhiku, ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv.

Gjatë fjalimit të Zemajt, Abdixhiku është parë duke qeshur së bashku me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi.

“Duke ja nis prej kryeministrit e deri te këta praktikantet ekonomista, doktor shkenca, riinvesta ku kanë punu e banka qendrore e tash vijnë këtu duke na thanë teori të ndryshme”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori