Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë - 17 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë - 8, në Shkup-Petrovec dhe në Dibër - 5, në Demir Kapi - 3, në Kriva Pallankë, Ohër, Berovë, Strumicë dhe Krusheva nga një litër për metër katror, ​​njoftojnë sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe stuhie, sidomos në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 33 gradë. UV=7/Telegrafi/