Më shumë se 100 varre hebraike janë ngjyrosur me swastika naziste në një sulm antisemitik në Francë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, varret u gjetën të pikturuara me llak me mbishkrime antisemitike në qytetin Westhoffen, afër Strasburgut, të martën - në të njëjtën ditë si një incident i ngjashëm në fshatin e afërt të Schafhouse-sur-Zorn.


Franca ka komunitetin më të madh hebre të Evropës - rreth 550,000 - dhe sulmet antisemitike janë të zakonshme, me më shumë se 500 vetëm në vitin 2018.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "hebrenjtë janë dhe e bëjnë Francën" në një postim në përgjigje të sulmit.

Ai shtoi: "Ata që sulmojnë ata, madje edhe në varret e tyre, nuk janë të denjë për idenë që kemi për Francën". /Telegrafi/