Shumë raste shënimi, por mbyllet pa gola pjesa e parë e finales, Prishtina-Llapi

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në mes të Prishtinës dhe Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, duke rrezikuar nga ana e djathtë, por mbrojta e kryeqytetasve ishte e kujdesshme.
Në minutën e 11-të, Dion Gaallapeni harkoi në zonë, mirëpo intervenoi sigurt Marjan Coric.
Axel Gnapi lëshoi dy mundësi të njëpasnjëshme, duke mos arritur që të mposhtë portierin e Llapit.
Hasani i skuadrës nga Podujeva tentoi me një goditje në minutën e 16-të, por edhe ky u bllokua.
Gnapi vazhdoi të jetë njeriu kryesor në sulmin e Prishtinës, por pa efikasitet.
Llapi në anën tjetër dilte shpejtë në sulm, por që në pasimin e fundit nuk ishin të saktë.
Në minutën e 43-të, Ardit Tahiri kishte një mundësi të artë shënimi, por Kolaj i Prishtinës lëshoi portën me kohë dhe ia largoi topin nga këmbë.
Me këtë intensitet të lartë të lojës, me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol. /Telegrafi/









































