Fytyra e Donald Trump duket se ‘është shfaqur’ në një nga pllakat e lashta të gurit Stonehenge.

Shumë besojnë se kanë parë fytyrën e ish-presidentit amerikan në monumentin 4500-vjeçar, transmeton Telegrafi.


2

Mendohet se të lashtët që ndërtuan Stonehenge rreth vitit 2500, besonin se gurët kishin veti magjike.

3

Por tani mund të ketë marrë një kuptim të ri, me pamjen drithëruese të fytyrës së politikanit në mes të saj.

4

Vizat e fytyrës së Trumpit shfaqen në një nga gurët vertikal 13 metra të lartë dhe 25 tonelata.

5

Duke parë nga afër gurin, shumë besojnë se mund të dallojnë ballin dhe gojën e hapur të Trump-it, ndërsa duket se mban një fjalim.

Vendi i trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Wiltshire, është një nga monumentet më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tërhequr pothuajse 850,000 vizitorë çdo vit. /Telegrafi/